Arredim

Si të shndërroni mobiliet e vjetra…

Të mërzitur nga i njëjti ambient dhe nga dëshira për të ndryshuar diçka në shtëpi, shpesh herë njerëzit mendojnë se gjeja e parë që duhet të bëjnë është të ndryshojnë arredimin e shtëpisë së tyre.

Megjithatë duhet të kuptojmë se mobiliet nuk janë vetëm objekte që kanë tejkaluar kohën e përdorimit të tyre. Pjesa më e madhe e tyre cilësohen të vjetra pikërisht sepse kanë shërbyer për qëllimin e tyre për një kohë të gjatë.

Por në shumë raste, ato mund të shërbejnë edhe për një kohë shumë më të gjatë.

Në fakt, me shumë kreativitet dhe me pak punë, mund të shndërroni çdo objekt të vjetër në një mobilje moderne me dizajn unik – krejtësisht ndryshe nga ajo që keni pasur më parë.

Më poshtë janë disa ide shumë kreative si të shndërroni e mobiliet e vjetra në diçka krejtësisht të veçantë, pa shumë shpenzime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë