Keshilla

Si të ndihmoni fëmijën tuaj të mos urinojë në shtrat

Pavarësisht se mund ta keni stërvitur plotësisht fëmijën tuaj që në moshë të vogël, urinimi në shtrat mund të jetë ende një dukuri shumë e zakonshme mes fëmijëve të moshës 4 dhe 7 vjeç. Përafërsisht 15 përqind e fëmijëve në këtë moshë, lagin krevatin dy herë në javë. Pra, nëse akoma ndodh me fëmijën tuaj, mbani mend se është plotësisht normale dhe ka disa gjëra që mund të bëni për të provuar ta parandaloni atë në të ardhmen.

Çfarë duhet të bëni?

Zvogëloni numrin e pijeve para shtratit.
Për të parandaluar që fshikëza e fëmijës të mbushet plot gjatë mbrëmjes, është e rëndësishme të kontrolloni sasinë e lëngjeve që fëmija pi gjatë mbrëmjes. Lëngjet duhet t’i pinë në mëngjes dhe gjatë kohës së drekës, pastaj ngadalë të zvogëlojë sasinë kur dita përparon. Gjithashtu, është domosdoshme që një fëmijë të shkojë në tualet çdo natë, para kohës së gjumit të tyre. Bëni këtë rutinë të mbrëmjes.

Shmangni ushqime të caktuara që mund të irritojnë fshikëzën.
Ka disa ushqime të caktuara që mund të irritojnë fshikëzën tek fëmijët e vegjël, kjo bën që fëmijët të urinojnë në shtrat gjatë natës, pasi nuk kanë kontroll të mjaftueshëm të fshikëzës. Shmangni ushqimet që janë shumë acidike si lëngje frutash që përmbajnë limon, portokall, mollë ose boronicë. Shmangni produktet e qumështit, sepse qumështi mund të shkaktojë përgjumje tek fëmija dhe t’i pengojë ata të zgjohen kur fshikëza e tyre është plotë. Gjithashtu shmangni çokollatën të nxehtë, çaj, koks ose ndonjë pije të gazuar që mund të përmbajë shumë sheqer ose kafeinë.

Fëmija duhet të shkojë në banjo mes të natës.
Fëmijët bëjnë gjumë të rëndë gjatë natës, kështu që shpesh herë është e vështirë që ata të zgjohen kur kanë fshikëzën plot. Ideja është t’i zgjoni ato në mes të natës për të zbrazur fshikëzën e tyre. Kjo do t’i ndihmojë që të jenë më të vëmendshëm deri sa këtë gjë të mësohen ta bëjnë rutinë të përnatshme.

Mungesa e magnezit
Sipas hulumtimit të bërë nga Qendra Kombëtare Klinike në Angli, fëmijët mund të vuajnë nga enuresis gjatë natës (urinimi në shtrat), sepse ata nuk kanë magnez në dietën e tyre. Mungesa e magnezit e bën sistemin nervor më pak të përgjegjshëm, kështu që një fëmijë nuk është i vetëdijshëm kur duhet të përdorin tualetin. Nuk ka nevojë të ndryshoni dietën e fëmijës tuaj, vetëm fusni magnezin në dietën e tyre. Ushqimet e pasura me magnez janë farat e susamit, avokado, banane, salmon dhe bishtajat.

Mbani një ditar.
Është e rëndësishme të mbash një ditar dhe të gjurmosh gjithçka që ndodhi gjatë ditës. Kjo do t’ju ndihmojë të monitoroni zakonet, aktivitetet, ushqimin dhe marrjen e lëngjeve të fëmijës suaj, dhe shëndetin emocional dhe mendor. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë e shkakton këtë problem.

Bisedoni me fëmijën tuaj.
Bisedoni me fëmijën tuaj se si ndjehen emocionalisht, edhe kur nuk ka lidhje me urinimin në shtrat, duhet të dini gjendjen e tyre emocionale në përgjithësi. Nëse ata kanë kaluar një ndryshim në jetën e tyre, si shkolla apo ndonjë situatë tjetër emocionale që mund t’u ketë shkaktuar atyre ndonjë stres ose ankth, kjo mund të jetë shkaku i urinimint në shtrat. Mbështesni fëmijën, kjo i ndihmon ata për të shmangur këtë situatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë