Të mësuarit një gjuhë të re është frustruese, pothuajse paradoksale si eksperiencë. Në teori, duhet të jetë truri jonë i pjekur që i mëson më mirë gjuhët, por jo është truri i një foshnje.
Bebet e nisin rrugëtimin e tyre të gjuhës që në barkun e nënës. Sapo veshët dhe truri i tyre zhvillohet, ato përshtaten me tingujt dhe ritmin e të folurës, nga barku. Disa muaj pas lindjes, ata nisin të analizojnë fjalime të vazhdueshme dhe mësojnë tingujt e fjalëve. Gjatë kohës që nisin të zvarriten, zbulojnë se këto fjalë emërtojnë gjëra rreth tyre. Duhet një vit dëgjim dhe observim para se fëmijët të thonë fjalën e parë. Më vonë vjen leximi dhe shkrimi.
Për të rriturit, mësimi i një gjuhe të re është e kundërt. Të rriturit nisin leximin e gjuhës së re para se të përthithin tingujt e saj.
Një studim i ri tregon se të rriturit mund të përthithin shpejt melodinë dhe ritmin e fjalëve të reja. Ai konfirmon se mekanizmi i përvetësimit të gjuhës amtare mbetet i paprekur në trurin e të rriturve.
Në eksperiment, 174 çekë, të rritur, dëgjuan për 5 minuta Maori, një gjuhë e panjohur për to. Ata u testuan me një audio nga Maori dhe Malay, po ashtu gjuhë e panjohur, por e ngjashme – dhe u pyetën nëse është e njëjta gjuhë apo jo.
Kjo është një metodë që ngjan me çfarë dëgjon foshnja në vezë.
Dëgjuesit e njohën gjuhën në shumicën e rasteve, duke treguar se ccdo lloj ekspozimi, sado i vogël ishte i mjaftueshëm për të kapur melodinë e një gjuhe, pak a shumë siç bëjnë foshnjet.
Gjatë fazës së ekspozimit, vetëm një grup dëgjoi, grupet e tjera dëgjuan dhe lexua titra. Titrat ishin ose në gjuhën maori, fjalët e së cilës ngjajnë pak me spanjishten, ose ishin titruar në një tjetër gjuhë, p.sh hebraisht.
Rezultatet treguan se leximi në fakt e uli performancën e tyre. Fillestarët mësuan Maori më mirë vetëm me dëgjim.
Kërkimet bazohen në studime të mëparshme që kanë gjetur se shqiptimi i zanoreve dhe bashkëtingëlloreve ka shumë rëndësi në mësimin e një gjuhe të re. Studimi tregon se drejtshkrimi mund të pengojë aftësinë tonë natyrore për të dëgjuar melodinë dhe ritmin e të folurit. Prandaj, ekspertët që kërkojnë mënyra për të rizgjuar aftësitë e të mësuarit të gjuhës së të rriturve duhet të marrin parasysh ndikimin potencial negativ të ekspozimit të parakohshëm ndaj drejtshkrimit alfabetik në një gjuhë të huaj.
Studimet e hershme kanë supozuar se një “periudhë e ndjeshme” e supozuar për përvetësimin e modeleve të tingullit të një gjuhe përfundon rreth moshës 6-vjeçare. Jo rastësisht, kjo është mosha kur shumë fëmijë mësojnë të lexojnë. Ka edhe kërkime për foshnjat që tregojnë se fillimi me tiparet globale të të folurit, si melodia dhe ritmi i tij, shërben si një portë për në nivele të tjera të gjuhës amtare.
Një qasje e kundërt ndaj mësimit të gjuhës – ajo që fillon me format e shkruara – mund të zvogëlojë vërtetë ndjeshmërinë e të rriturve ndaj melodisë dhe ritmit të një gjuhe të huaj. Ndikon në aftësinë e tyre për të perceptuar dhe prodhuar rrjedhshëm të folurin dhe, si rrjedhojë, në kompetenca të tjera gjuhësore si gramatika dhe përdorimi i fjalorit.
Një studim me nxënësit e klasës së parë dhe të tretë konfirmon se fëmijët analfabetë mësojnë një gjuhë të re ndryshe nga fëmijët e shkolluar. Jo-lexuesit ishin shumë më të mirë në të mësuar se cila parashtesë shkonte me cilin emër (si në italisht “il bambino” ose “la bambina”) sesa në mësimin e emrave individualë. Në të kundërt, mësimi i lexuesve u ndikua nga forma e shkruar, e cila vendos një hapësirë midis parashtesave dhe emrave.
Të dëgjuarit pa lexuar na ndihmon të mos fokusohemi në zanore dhe të përthithim ritmin e përgjithshëm të një gjuhe, njësoj si bebet. Prandaj, nxënësit dhe mësuesit e gjuhës duhet të konsiderojnë përshtatjen e metodave të tyre. Kjo do të thotë të përshtatesh me bisedat, podkastet dhe të folurit që në fazën më të hershme të mësimit të gjuhës, dhe të mos kërkosh menjëherë fjalën e shkruar./TheConversation
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.