Depresioni pas lindjes është ai që prek nënat rreth tre ditë pas lindjes. Por çfarë duhet të bëjnë nënat që vuajnë nga ky lloj depresioni?
Sipas ekspertëve, të kënduarit më zë të lartë është një terapi mjaft e mirë që mund të qetësojë nënat pas lindjes. Në një studimi me rreth 130 nëna të reja, shkencëtarët i ndanë ato në tre grupe: njëri grup ishte pjesë e këngëve, një tjetër ishte pjesë e lojërave kreative dhe grupi i tretë bënte çdo gjë si në përditshmëri, ku nënat e reja mbështeteshin nga familja, merrnin qetësues për depresionin pas lindjes ose bëheshin pjesë e seancave të ndryshme trajnimi me beben.
Pas një vëzhgimi të gjatë, shkencëtarët zbuluan se nënat që këndojnë ose krijojnë këngë për foshnjat e tyre kurohen më shpejt nga depresioni pas lindjes krahasuar me nënat e grupeve të tjera të përfshira në këtë studim.
Daisy Fancourt, nga Universiteti i Londrës, autor i studimit, tha se të kënduarit është një tjetër terapi e dobishme për t’u ofruar nënave të reja që vuajnë nga depresioni pas lindjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.