Njerez

Si të krijoni një imazh që do të mbetet ikonë

Çfarë mendoni kur dëgjoni fjalën ikonë? Me siguri një artist të famshëm, ose ndonjë stilist i cili ka krijuar shtëpi mode që pëlqehen në mbarë botën. Apo ndoshta një imazh të Krishtit në shekullin e 12-të.
E vërteta është se perceptimin për një ikonë e krijojmë nga një pikturë ose fotografi, që përmbajnë një histori, Nga greqishtja e lashtë fjala “ikonë” do të thotë “imazh”. Këto imazhe dhe të tjera si ajo e Virgjëreshës Mari, u shfaqën fillimisht në shekujt e hershëm të Krishtërimit. Ato u pikturuan në një epokë, kur njerëzit ishin të varfër dhe nuk kishin shumë gjëra për të parë. Këto imazhe ishin didaktike dhe të fuqishme dhe detyruan çdo njeri të lutej për to. Çdo tipar i mundshëm i përdorimit të ngjyrës, asaj që piktura përmbante, apo qëndrimi i personazheve, ka pasur një rëndësi të madhe që mund të humbë në të ardhmen.
Më pas një imazh si ai i Alaa Salah, duke protestuar në Sudan, mori vëmendjen e të gjithë botës. Brenda një jave nga lançimi i fotografisë, menjëherë u kthye në një përfaqësim të të gjithë revolucionit sudanez dhe u pikturua në të gjithë botën arabe. Imazhi, detajet ikonografike janë të pranishme sot në një mënyrë tjetër, nëpërmjet ekranit dhe opsioneve të smartfonëve.

Imazhi i Alaa Salah, në Sudan

Por çfarë ishte Alaa Salah dhe pse kjo fotografi e bëri atë të njohur?
Julia Tatiana Biley, kuratore e artit modern dhe bashkëkohor në Galerinë Kombëtare të Pragës, kujton fotografinë e Jonathan Bachaman-it në protestat e Luizianës dhe shprehet: “Unë mendoj se në botën tonë të mbingarkuar me imazhe, jemi duke goditur autenticitetin e tyre, sepse ato mund të jenë imazhe spontane, të cilat i nënshtrohen temave vizuale e që i kemi përdorur më parë”. Ndërsa, Tina Rivers Ryan, një historiane në Galerinë e Arteve “Albright-Knox” në Buffalo, Nju Jork, tregon se gjithçka qëndron tek fuqia që përcjell një personazh me anë të imazhit. “Për shembull, Salah është një imazh revolucioni. Me anë të gjesteve, mimikës, veshjes së saj ajo ka treguar forcën e një populli. Detajet janë të veçanta për një imazh,” shton ajo.

Vendi dhe koha e duhur
Kur fotografi i mirënjohur Alberto Korda krijoi një shërbim përkujtimor, në vitin 1960 në Havanë, pas një sulmi atje, ai nuk e dinte se do të kishte në duar fotografitë e disa prej figurave më të rëndësishme të asaj epoke si Fidel Kastro, Che Guevara, Jean Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir. Gjithashtu, ai nuk e dinte se qëndrimi që kishte Guevara në fotografi do të kthehej në një ikonë të shpirtrave revolucionarë në mbarë botën Imazhi që u quajt më pas si Guerrillero Heroico (luftëtar guerril heroik), tregonte Guevarën si një njeri heroik, i cili mbante të veshura rroba ushtarake, përfshirë simbolin e famshëm të yllit të tij. Imazhi nuk do të kishte të njëjtën forcë nëse Guevara do të mbante syze, ose nuk do të kishte të veshur rrobat ushtarake. Është një imazh i përjetshëm i shpresës, i cili premton se do të luftojë kapitalizmin.
Ikonat nuk janë domosdoshmërisht fotografi gazetareske, nuk ka presion për të bërë gjithçka 100 përqind korrekte në një fotografi, veçanërisht nëse është një artist që kryen fotografinë dhe jo një gazetar.
Të njëjtën gjë na paraqet edhe Coco Davez, një artiste spanjolle, puna e së cilës fokusohet në krijimin e ikonave moderne të frymëzuara nga arti dhe personazhet publike në ditët e sotme.

Zgjidh një subjekt i cili tashmë është një hero
Pasi sheh Che Guevarë, është e vështirë të shikosh veprën e Shepard Fairey's Hope të Obamës dhe të mos shohësh ngjashmëri shumë të habitshme. Për Dávez, ikonat duhet të jenë karaktere që njerëzit tashmë i kanë në mendjet e tyre. Ajo shpjegon se imazhi i Obamës, zhvilloi imagjinatën amerikane.
“Një imazh tashmë i popullarizuar në politikë që e bën karakterin e tij të shëndrrohet në një vepër arti,” shprehet Davez.
Imazhi i Obamës shumë shpejt u kthye një ndër posterat më të famshëm, i cili u përdor për mitingje të ndryshme. Ai përfaqëson bashkimin e vendit dhe për shumë njerëz në Amerikë cilësohet si “ikonë”. Imazhi i një udhëheqësi mund të jetë i vështirë për t’u arritur dhe një imazh i tillë si ai i Obamës mund të mos gjendet tek asnjë president tjetër.

Artisti duhet të respektojë personin që pikturon, ose fotografon
Artisti duhet të respektojë personin të cilit i bën foto apo e pikturon. Wiston Churchill nuk ishte shumë i kënaqur kur fotografia e tij nga Yousef Karsh në vitin 1941, u bë simbol në të gjithë vendin.

Sipas Davez , kjo është një çështje e komplikuar, pasi mjafton vetëm një lëvizje e vogël e cila do të kthejë një pikturë ose fotografi në një ikonë, ose do të tregojë një punë të një artisti të dështuar.
“Kur punoja në gazetë dhe bëja portrete, me njerëz të cilët nuk dua t’i identifikoj, shpesh më thoshin se “ti je personi që do të tregosh historinë”. Por kur arti është i lirë, ju jeni gjithashtu të lirë të zgjidhni", thotë Davez.
Të kthehemi në epokat e hershme të Krishtërimit, ku artistët pikturonin ikonat që ishin fetare. Krijimi i një ikonë aso kohe konsiderohej, krijimi i një objekti lutjeje. Por në çfarëdo lloj kohe, nëse nuk do të ishte për personalitetin unik të një piktori apo fotografi të talentuar i cili ka qenë aty në kohën e duhur, ço lloj imazhi do të ishte i humbur. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë