Keshilla

Si të bëni një masazh mbresëlënës

Nëse doni t’i bëni një masazh të veçantë partnerit tuaj, apo dikujt tjetër, atëherë duhet të mësoni se çfarë e bën një masazh të këndshëm dhe relaksues. Për të bërë një masazh duhet të ndiqni disa rregulla.

Krijo një atmosferë relaksuese -Hiqni të gjithë telefonat dhe çdo gjë tjetër që mund të shqetësojë partnerin tuaj. Përgatisni i një ambient që do të jetë komod për ju dhe për atë. Muzikë e qetë, qirinj, vaj masazh, dhe disa peshqir të ngrohtë do të jenë të mjaftueshme. Peshqirët ju duhen për të mbuluar zonat që keni masazhuar.


Filloni me këmbët– Duhet të nisni fillimisht me masazhin tek këmbët, pasi kjo pjesë është një ndër pjesët e trupit që sforcohen më shumë. Duke mos ushtruar forcë teksa i masazhoni, lëvizni ngadalë në pjesën e sipërme te muskujve. Ndërkohë mbulojini me peshqir pjesën e këmbëve që keni mbaruar masazhin.


Masazhoni shpinën, supet dhe qafën- Pas këmbëve, lëvizni në pjesën e poshtme të shpinës. Mos harroni se është e ndaluar të ushtrosh presion në këtë zonë. Masazhoni lehtë muskujt dhe lëvizni nga shpina në të dyja anët në pjesët gjithëpërfshirëse, duke mbajtur pëllëmbët tuaja pingul me njëra-tjetrën. Pastaj, mund të masazhoni mbrapa shpatullave dhe supet, duke aplikuar presion me gishtat. Ndërsa masazhoni supet dhe qafën, filloni aplikoni më shumë presion vetëm me pjesëne gishtave. Por mos shkoni shumë larg.


Kushtojini vëmendje edhe krahëve– Vendos krahun e partnerit tuaj përgjatë shpinës dhe masazhoni ato duke ushtruar në të gjithë sipërfaqen. Mos harroni muskujt e parakrahut. Pastaj masazhoni pëllëmbën dhe gishtat e duarve.


Në fund masazhoni kokën- Përdorni gishtërinjtë tuaj për të masazhuar butësisht pjesët e kokës. Masazhoni pjesën mbrapa veshëve për 30 sekonda. Pastaj me pëllëmbë pjesën e fytyrës. Masazhoni ballin, vetullat dhe zonën mes tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë