Data 17 shtator për shumëkënd është një ditë e zakonshme e muajit të parë të vjeshtës, por në Barcelonë kujtohet me shumë nostalgji.
Në këtë datë, 18 vite më parë, pikërisht më 17 shtator të vitit 2000 do të zbriste për herë të parë në Katalonjë një djalosh i imët nga Rosario e Argjentinës, me emrin Lionel Messi. Në akademinë e Barcelonës, “La Masia” zbriste ai që e ndryshoi përgjithmonë futbollin, duke i dhënë atij një tjetër dimension. Kjo datë shënon fillimin e historisë më të bukur për tifozët e Barcelonës, por edhe një nga më të bukurat e historisë së futbollit. Është tregimi për jetën futbollistike të një njeriu që me shtatin e tij kur ishte 13 vjeç, shumë pak të bënte të besoje se vërtet do të bëhej ai që realisht është bërë.

642 ndeshje, 556 gola dhe 215 asiste për shokët e skuadrës, janë vetëm disa nga shifrat që tregojnë madhështinë e njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë, në mos më i madhi. Messi nisi gjithçka nga zero, për t’u bërë më i mirë në historinë e Barcelonë, duke fituar 33 trofe për klube, për të mos folur për vlerësimet dhe titujt individual që ka fituar në gjithë këto vite.
ON THIS DAY IN 2000: Lionel Messi arrived at La Masia.
— Footy Accumulators (@FootyAccums) September 17, 2018
Nothing was the same. pic.twitter.com/09EwNZOYSz
Në Barcelonë nuk kishin pasur dyshime për aftësitë e argjentinasit që kur ai ishte 16 vjeç. Ende pa mbushur 16 vjeç, Lionel Messi kishte dëshmuar talentin e tij, në një ndeshje miqësore mes ekipit të parë të Barcelonës dhe skuadrës së akademisë. Të gjithë ishin befasuar me aftësitë dhe guximin që “pleshti” kishte treguar duke u përballur me lojtarë si Xavi apo të tjerë. Por të gjithë mbetën gojëhapur në aftësitë individuale tribluese të argjentinasit përballë dy mbrojtësve Carles Puyol dhe Liliam Thuram. Ata ishin dy nga mbrojtësit më të mirë në botë në atë kohë, por kjo pak rëndësi kishte për Messin, i cili i driblonte ata me lehtësinë më të madhe, sikur të ishte një lojë fëmijësh.
Një nga legjendat e Barcelonës njëkohësisht koleg i Mesit në mrekullinë e tij katalanase, Xavi Hernandes tregon: “Më kishin thënë për talentin e tij të madh. Madje Thuram dhe Puyol më kishin thënë edhe përvojat e tyre me Mesin, por vetëm kur e pashë me sytë e mi u binda.” Shumë tifozë, kur u largua Ronaldihno nga Barcelona u trishtuan për atë që ai bënte në fushën e lojës, por edhe trofetë e rëndësishëm që solli në skuadër pas aq shumë vitesh trishtim dhe dështime të njëpasnjëshme.
Most goals in:
— FourFourTweet (@FourFourTweet) September 17, 2018
• La Liga
• A La Liga season
• El Clásico
• A calendar year
He was the first player in history to win the European Golden Shoe 5 times.
He has scored over 600 senior career goals for club and country.
18 years ago today, Lionel Messi arrived at La Masia. pic.twitter.com/j1DSDFmUZ9
Por vetëm stafi drejtues dhe lojtarët nuk ishin aq shumë të mërzitur, pasi në gjirin e tyre e dinin që kishin një gjeni të futbollit që shumë shpejt do të shkruante epokën më të lavdishme të këtij klubi. Sot Mesi është 31 vjeç dhe ka marrë shiritin e kapitenit, pas largimit të Andres Iniesta. Shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo skuadër e viteve 2009-2013 që fitoi gjithçka dhe që shpesh quhet si skuadra më e mirë e të gjitha kohërave për shkak të trofeve që fitoi, por edhe të lojës që prodhonte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




