Nga Liridon Mulaj – Marrëzia si proces është një elaborim i tipareve më të guximshme të njeriut. Një ndër to është budallallëku. Fenomen të cilin e gjen shpesh mes njerëzve. Viteve të fundit edhe teknologjia ka ndihmuar në përshfaqjen e këtij tipari njerëzor. Përshëmbull një përshfaqje e tille është fotografimi apo zhytja në celular ndërkohë që gjendesh në muze para një pikture shumë vjeçare me vlera të rralla. E pra këta lloj individësh “të guximshëm” përbëjnë sot masën më të madhe të vizitorëve qoftë në muze apo në atraksione të tjera historike të cilat si qëllim kanë informacionin dhe ndijimin.
Një formacion i cili e ka çuar në një shkallë sipërore të artit këtë fenomen të lidhur me teknologjinë është trupa e baletit kombëtare të Marsejës, të cilët në një preformancë mbreslënëse në ambientet e muzeut të Luvrit në Paris, demostroi “lajthitjen moderne” të njeriut të shkëputur tërësisht nga interesi për artin e madh, i ngërthyer në një ekran celulari.

Me një audiencë prej 300.000 personash që e ndiqnin live nga Instagrami dhe me një prani të madhe vizitorësh të cilët u bënë “padashje” pjesë integrale e kësaj performance artistike, pjesa e titulluar “Deep Stream, La Nuit des Fous” “Nata e të marrëve” u shndërrua në një nga shfaqjet më masive të dhëna ndonjëherë live nga rrjetet sociale.
Balerinë të veshur çuditshëm , që kryenin lëvizje thuajse të pakoordinuara dhe që në duar mbanin celularë, madje jo një por disa të instaluar me një mekanizëm në pjesën e poshtme të barkut, shkaktuan ndoshta katarsisin më të madh ndonjëherë tek të pranishmit të cilët po ashtu u gjendën krejt spontanisht aty, duke revolucionalizuar artin e performancës në një mjedis krejt autentik.
“Deep Stream” është një performancë e realizuar nga “LA HORDE” në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Marsejës. Ky projekt është pjesë e një eventi të veçantë të quajtur “La Nuit des Fous”, i mbajtur në Muzeun e Luvrit.

Çfarë është La Horde?
(LA)HORDE është një kolektiv artistik francez i themeluar nga Marine Brutti, Jonathan Debrouwer dhe Arthur Harel. Ata drejtojnë “Baletin Kombëtar të Marsejës” dhe njihen për qasjen e tyre inovative ndaj koreografisë, ku shpesh kombinojnë vallëzimin bashkëkohor, kulturën e internetit dhe performancën audiovizuale.
Çfarë e bën “Deep Stream” të veçantë?
Është një shfaqje eksperimentale dhe multidisiplinare, që kombinon vallëzimin bashkëkohor me elemente digjitale. Përfshin një bashkëpunim të ngushtë midis balerinëve, muzikantëve dhe artistëve të modës. U transmetua live për mbi 300,000 shikues, duke e bërë një nga performancat më të ndjekura të grupit. Kostumet e tyre janë dizajnuar nga Salomé Poloudenny, ndërsa muzika, fenomenale dhe mistike është krijuar nga Pierre Aviat.

La Horde është e njohur për përdorimin e platformave dixhitale për të eksploruar lëvizjen dhe ndikimin e saj në kulturën bashkëkohore, dhe “DEEP STREAM” me shumë gjasa ka një qasje të ngjashme, duke sfiduar kufijtë mes trupit fizik dhe botës virtuale.
Sublimiteti i shfaqjes konstatonte dhe në angazhimin spontan të vizitorëve të cilët kishin shkuar me qëllim Muzeun por që u gjenden në mes të një “vorbulle” balerinësh që silleshin çuditshëm. Autenticitetin e shfaqjes e përforcoi dhe fakti se shumë nga vizitorët, mbanin celularë në duar. domosdo , edhe performanca e tillë titullohej “Nata e të marrëve”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.