Opinion

Si po “mbytet” Rumania në gazin e Detit të Zi

Ndërkohë që të gjitha fuqitë europiane ia kanë venë syrin Rumanisë si eksportuesja e re e gazit në Europë, burokracia e pangopur e vendit po bën të pamundurën të korrë sa më shumë fitime nga nafta e Detit të Zi, duke e mbërthyer sërish vendin në një krizë të madhe politike.

Pak pas protestave masive në Bukuresht, vendi duket se është përfshirë tanimë në një betejë të madhe për gazin e Detit të Zi. Presidenti dhe politikanët e fuqishëm e kanë kapur prej kohësh Rumaninë nëpërmjet korrupsionit, krimit të organizuar, reformës së sistemit të drejtësisë, por tani në listën e tyre është shtuar edhe gazi. Të gjitha forcat e mëdha politike të vendit janë përfshirë në një debat të madh mbi mënyrën se si duhet të tatohen fitimet marramendëse nga gazi. Parlamenti rumun do të përpiqet për herë të dytë muajin e ardhshëm të kalojnë një ligj tatimor mbi investitorët e huaj, pasi Presidenti Klaus Iohannis vuri veton ndaj draftit të mëparshëm. Megjithatë, Partia qeveritare (PSD) insistoi javën e kaluar se ky ligj do të kalojë me çdo kusht.

“Edhe nëse Iohannis dëshiron diçka tjetër, ligji mbi taksat nuk do të ndryshojë”, tha Liviu Dragnea, kreu i PSD-së dhe sundimtari de facto i vendit (ai nuk mund të bëhet kryeministër për shkak të një dënimi.)

14102015-открыли крупное месторожд. газа

Taksat dhe politikat

Dragnea u kap me çështjen e taksimit të fitimeve nga gazi në korrik, kur propozoi papritur në një televizion kombëtar hartimin e një ligji që  do të përcaktonte kuadrin fiskal për tatimin e gazit të Detit të Zi. Agjencia rumune e burimeve natyrore ka deklaruar se nxjerr rreth 200 miliard metra kub gaz në vit nga Deti i Zi, duke sinjalizuar se Rumania do të dyfishojë prodhimin e gazit gjatë dekadave të ardhshme. Vendi ballkanik mbulon pothuajse të gjitha nevojat e kombëtare gazit, duke u parë tanimë nga fuqitë europiane si eksportuesja e re e gazit, që do të shpëtojë pjesën tjetër të BE-së nga Rusia.

Por Dragnea u ankua se ligjet ekzistuese janë shumë fitimprurëse për prodhuesit e gazit. Në vend të kësaj, ai propozoi një taksë mbi fitimet e gazit, e cila do të fillojë sipas tij nga 15 për qind në 50 për qind. Ai deklaroi të ardhurat nga tatimi i gazit do të përdoreshin për ndërtimin e autostradave dhe kërkoi gjithashtu që gjysma e gazit të prodhuar të shitej në Rumani.

“Dragnea donte të tregonte se ai është i vetmi që mund të vulosë një projekt kaq të madh për Rumaninë dhe i vetmi që mund të negociojë të ardhmen e vendit si eksportues i gazit”, tha Vlad Epurescu, një opinionist i njohur vendas. Dragnea u dënua në qershor me tre vjet e gjysmë burgim për punësimin e paligjshëm të punonjësve të partisë dhe po përballet me rënien e konsiderueshme të mbështetjes pas protestave në Bukuresht. Propozimi i Dragneas për tatimin e gazit, erdhi në të njëjtën ditë kur Iohannis me gjysmë zemre pranoi të shkarkonte prokuroren kryesore kundër korrupsionit, Laura Codruza Kövesi, një vendim për të cilin i ishte bërë prej kohësh presion nga PSD-ja.

Pa kryeprokurore dhe me një sistem drejtësie të kapur, gazi Detit të Zi tani ka gjasa të jetë çështja kyçe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërkohë që Iohannis shpreson të fitojë një mandat të dytë.

“Ai donte të tregonte se mes tij dhe presidentit, Dragnea është ai që vendos. Ai është shteti në Rumani, “tha Epuresku.

Projektligji i taksave u miratua, por Iohannis e ktheu mbrapsh në parlament, duke thënë se deputetët duhet t’i hedhin edhe një sy tjetër për t’u siguruar që ligji t’u ofrojë investitorëve stabilitet afatgjatë dhe parashikueshmëri.

Presidenti i Partisë Social Demokratike (PSD)  të Rumanisë Liviu Dragnea

Rumania tremb investitorët

Kompanitë energjitike si “ExxonMobil”, “OMV Petrom” dhe “Lukoil” kanë deklaruar se janë duke vëzhguar me kujdes situatën në vend dhe vendimet që do të dalin nga parlamenti përpara se të investojnë në Detin e Zi deri në fund të vitit.

“Është një situatë shumë e rrezikshme- tha Radu Duduu, drejtor i Grupit të Politikave të Energjisë në Bukuresht- A do të fillojnë këto investime në Detin e Zi apo jo? Nëse kompanitë ndërkombëtare thonë ‘jo’, çdo gjë është e humbur. “

Kompanitë kanë bërë të qartë se janë të shqetësuara për paqëndrueshmërinë dhe ligjet e taksave në Rumani. Pas deklaratës së Dragneas në korrik, Richard Tasker, drejtori i përgjithshëm i “ExxonMobil” për prodhimin dhe eksplorimin në Rumani, tha se propozimi “do ta bëjë më të vështirë që investitorët të marrin një vendim pozitiv”.

Ndërsa, Mark Beacom, drejtor i kompanisë Carlyle Group tha se qeveritë e mëparshme rumune u kanë ofruar investitorëve siguri të vazhdueshme, por se gjithçka ka ndryshuar kohët e fundit.  “Deputetët do të duhet të balancojnë nevojat e të ardhurave të vendit me interesat e industrisë së gazit. Deri më tani qeveria nuk realizuar asnjë studim para se të merrte vendimin për ndryshimin e ligjit tatimor”, shprehet ai. Cristina Prună, një deputete e opozitës, i bëri thirrje qeverisë që të mbështetet tek disa studime të thelluara përpara se të miratojë një ligj që mund ta largojë investitorët përgjatë gjithë dekadave të ardhshme.

Ndërkohë, Dari Vashkovski, këshilltari ekonomik i Kryeministrit Viorica Drancila, paralajmëroi javën e kaluar se kushdo që ndryshon ligjin aktual “duhet të gjykohet për tradhti”. /Politico/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë