Fëmijë të shkollave fillore me iniforma të bardhamjekësore, me çantën e shkollës ende mbi supe, u dërguan të gjithë, por vetëm pa prindërit e tyre, në karantinë spitalore.
Ky është imazhi i fundit që vjen nga Kina e “zero Covid”. Një shpërthim i ri i koronavirusit që shqetëson autoritetet u zbulua në një shkollë fillore në Putian, një qytet në provincën lindore të Fujian.
Atje kishte disa dhjetëra raste, por strategjia e miratuar nga Pekini pas katastrofës fillestare në Wuhan në janar 2020 është “zero tolerancë”.
As of today, 85 people tested positive for #COVID19 in Putian, #Fujian Province, including 28 primary school students and 8 kindergarten kids. The children who are under treatment in isolation wards are very brave and cooperative, a nurse said. pic.twitter.com/zQA2Qas15Q
— Shanghai Daily (@shanghaidaily) September 15, 2021
Ata që rezultojnë pozitivë shtrohen në spital, kontaktet e tyre të ngushta dërgohen në karantinë në ambiente të kontrolluara për të paktën dy javë.
Një infermiere nga Putian, Zhu Xiaqing, filmoi ardhjen e nxënësve të shkollës, të cilët duhej të testoheshin dhe të karantinoheshin.
Gruaja e shkarkoi videon në rrjetet sociale, duke shkaktuar një valë emocionesh dhe përbuzjeje për ngurtësinë e sistemit të kontrollit anti-Covid, i cili nuk e konsideron efektin psikologjik të brishtë.
Videoja tregon një fëmijë që ecën i vetëm në korridorin e spitalit: “Unë pata një sulm në zemër, sytë e mi u mbushën me lot”, – shkroi infermierja.
Një skenë tjetër tregon një djalë të vogël që qëndron vetëm para një makine për një radiografi dhe nuk mund të arrijë atje, derisa një operator merr guximin ta ndihmojë e pastaj një katërvjeçar me karrocë më të madhe se ai, që pret të izolohet në një dhomë spitali.
#Fujian #Putian
— Jane Danyang (@DanyangJane) September 14, 2021
This 4-year-old boy got #COVID. He had to be isolated without his parents.
Ugly #China. Poor #Chinese. https://t.co/gyYJCH4KqM
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje