Izolimi dhe distancimi shoqëror kanë qenë ndër nxitësit për rritjen e personave që vuajnë nga varësia seksuale.
Çfarë është çrregullimi i hiperseksualitetit, një patologji që u kthye në qendër të vëmendjes gjatë pandemisë.
E quajtur ndryshe hiperseksualiteti, është një patologji që krijon vuajtje njejtë si të tjerat. Kjo është konfirmuar nga ekspertët e “Delamere Health”, një qendër britanike e rikuperimit ndaj varësisë, të cilët kanë studiuar ndikimin e shkaktuar nga kjo nevojë detyruese në psikikë dhe implikimet në aktivitetet e përditshme, veçanërisht në kohën e Covid-19. Ekspertët shkruajnë se gjendja e këtyre personave u rëndua në mos për shkak të kontaktit fizik, për shkak të ndërprerjes së terapive.
Muajt e pandemisë përfaqësonin një periudhë komplekse për të gjithë, jo vetëm për arsyet e lidhura rreptësisht me epideminë e vazhdueshme, por edhe për të gjitha ato patologji që lidhen me trurin.
Shpesh krahasuar me sëmundje të rëndë mendore hiperseksualiteti mund të gjenerojë vështirësi që pasqyrojnë çdo lloj çrregullimi tjetër të ngjashëm. Ndërsa seksi është një pjesë integrale e natyrës njerëzore, si riprodhuese dhe prokreative, hiperseksualiteti kontribuon në thyerjen e modeleve ekzistuese duke ndryshuar kiminë e trurit dhe kapërcimin e elementeve të kontrollit. Njëjtë si ndodh me alkoolin ose ilaçet, ata që kanë një lidhje të ngushtë me seksin nuk mund të bëjnë pa fiksimin e tyre, duke treguar një mungesë të pjesshme ose totale të kapacitetit rregullator ndaj objektit të dëshirës seksuale.
Hiperseksualiteti është një çrregullim psikologjik. Me një evolucion progresiv ndër vite, nevoja patologjike mund të rrezikojë shëndetin dhe jetën e të prekurve, nëse nuk trajtohet si duhet. Ka një sërë shkaqesh të ndryshme nxisin fillimin e hiperseksualitetit, ngjashëm me atë që ndodh me varësitë e tjera. Ato variojnë nga faktorë neurobiologjikë dhe kimikë, domethënë, një çrregullim për të rregulluar dopaminën dhe serotoninën, deri te traumat që kanë ndodhur gjatë rritjes ose moshës së rritur dhe problemet psikologjike tashmë të pranishme dhe të pa trajtuara më parë. Midis këtyre, më të zakonshmet që çojnë në patologji janë çrregullimi i personalitetit kufitar, çrregullimi bipolar, çmenduria frontotemporale, sëmundja Alzheimer dhe autizmi.
Përveç reflektimit mbi jetën e të prekurve, varësia ndaj seksit mund të ndikojë edhe tek ata që janë afër tij, kryesisht për shkak të shfaqjes së ankthit, agresionit, depresionit dhe ndryshimeve të tjera në personalitetin e atyre që jetojnë me sëmundjen.
Çrregullimi hiperaktiv seksual mund të trajtohet me terapi individuale ose në grup.
Terapitë parashikojnë tejkalimin e gjendjes obsesive, futjen e psikoterapisë dhe, në disa raste, trajtime farmakologjike për dobësimin e epshit përmes përdorimit të anksiolitikëve. Një rritje e ndërgjegjësimit për çrregullimin, e ndjekur nga një rruga e duhur, e udhëhequr nga personeli i specializuar eshe kjo patologji mund të trajtohet.
Ndër ndihmat më të mira që kanë rezultuar për zgjidhjen e këtij problemi, janë grupe të vetë-ndihmës duke përfshirë dhe trajtimet me psikiatër, të përdorura në trajtimin e akolizmit dhe problemeve të tjera psikologjike.
Burimi:Il Giornale/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje