Në lashtësi, njerëzit me të vërtetë e kishin kuptuar shkathtësinë e letrës. Natyrisht, u vlerësua si një mënyrë për të regjistruar informacionet se ka rreth 30 milion vëllime librash të shkruara para vitit 1795 të ruajtura në biblioteka të ndryshme në të gjithë vendin deri më sot. Por letra është përdorur për gjëra më të mëdha se kaq. Kishte kapele letre, çarçafë, çadra, rripa, këpucë, perde, madje edhe dyshekë e dritare. Si shumë gjëra të tjera sot edhe industria e letrës është goditur nga pandemia e Covid-19. Në prill të këtij viti, prodhimi i letrës u pezullua plotësisht në disa fabrika letre në Evropë dhe tregu parashikohet të tkurret nga 896.6 miliardë dollarë në krahasim me vitin 2019. Por ndryshimet në këtë kompani ka të ngjarë të jetë e dobishme.
Letra ka qenë thelbësore në historinë e pandemisë Covid-19 që nga fillimi. Në mars, bota u përfshi nga mungesa e madhe e letrës higjienike të vitit 2020, ndërsa njerëzit nxituan të grumbullonin këtë element kryesor të banjës. Ndërsa kërkesa arriti kulmin, një “tregtar” në Australi filloi të shiste role letrash individualisht për 100 dollarë (78.6 £) secili në eBay. Në realitet, kurrë nuk kishte një mungesë të vërtetë. Nuk është e qartë saktësisht pse u përhap histeria masive, por në Australi ajo filloi pas vdekjes së parë të konfirmuar nga Covid-19, ndërsa në Hong Kong, filloi një thashethem në internet për zinxhirin e furnizimit. Paniku përfundimisht u qetësua kur furnizimi me letra plotësoi rritjen e përkohshme të kërkesës. Por për cudinë e të gjithve tregu i letrave sot po lulëzon. Kërkesa për letër higjienike dhe produkte të tjera letre është rritur për vite me radhë dhe herët në pandemi një analizë e ekspertëve spekuloi se Covid-19 mund të ketë shkaktuar një prirje për prodhimin e madh të letrës higjienike. Sipas të dhënave shumë kopani tani po përqëndrohen tek letra. Por tashmë ka një përdorim tjetër mjekësor edhe më të habitshëm që bëhet nga letra, testet e shpejta. Një nga vetitë e veçanta të materialit është se jep mundësinë që pështyma të kalojë nga një skaj në një tjetër. Sistemi përdoret gjerësisht për shumë teste rutinë, të tilla si për të zbuluar shtatzëninë, infeksionet e traktit urinar, HIV dhe toksinat në ujin e pijshëm.
Dhe tashmë ka teste të shpejta që përdorin letër për të identifikuar nëse një person ka zhvilluar antitrupa ndaj Covid-19, do të ndihmojnë shkencëtarët të ndjekin progresin e pandemisë. Politikanët shpresojnë që këto teste të shpejta mund të ndihmojnë që ekonomitë e tëra të kthehen në rrugën e duhur. Në SHBA, Administrata e Ushqimit dhe Barnave kohët e fundit dha miratimin për një pajisje të re testimi të bazuar në letër me madhësinë e një karte krediti, e cila funksionon duke zbuluar proteina specifike në sipërfaqen e vetë virusit Covid-19 dhe mund të sigurojë një rezultat në 15 minuta.
Një rrugë tjetër premtuese për industrinë është letra antimikrobike.
“Ne jemi përshtatur duke qenë fleksibël me prodhimin tonë në përputhje me kërkesën dhe duke prezantuar produkte të rinj për të përmbushur kërkesat e reja”, thotë Richard Braceëell, drejtor i marketingut në kompaninë e letrës James Cropper.
Një produkt i tillë është letra “PaperGard” e cila është e ngulitur me jone argjendi antimikrobik, i cili mund të lidhet me qelizat ose materialin gjenetik për të ndaluar bakteret dhe viruset që të jenë në gjendje të bëjnë kopjet e tyre.
Po kështu, higjiena e ushqimit është bërë gjithashtu diçka për të cilën njerëzit po shqetësohen. Vegware, një kompani që merret me paketimet e ushqimeve tregon që blerësit tashmë po përdorin ushqimet që janë në paketime letre. Ndërkohë, shkollat kanë filluar të sugjerojnë që nxënësit të marrin ushqimin me vete në kuti letre.
Joe Frankel, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i Vegware, shpjegon se edhe restorantet e mëdha po përdorin paketim për të minimizuar kontaktet e stafit me klientët. Për të përmbushur këto nevoja, ata kanë menduar që të zëvendësojnë shumë objekte nga letra dhe druri.
Ndërkaq nga ana tjetër qëndron dhe arti. Pas izolimit, praktikat e artit me letra kanë rilindur. Shumë njerëz, qofshin nga artistët e deri tek njerëzit e thjeshtë, bën krijime të ndryshme për të mbështetur mjekët dhe për të inkurajuar të tjerët për atë që shkaktoi Covid-19. Ndërsa letra tani mund të na mbrojë nga infeksionet virale dhe mërzia, njëjtë si luftëtarët kinezë bënin shigjeta për t’u mbrojtur nga armiqtë, ne ende e konsiderojmë një material të domosdoshëm në armaturën tonë.
Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.