Lajme

Si na kanë futur në kurth lojërat elektronike?

Lojërat elekronike janë bërë një mënyrë e pandashme e jetës tonë të përditshme, sidomos për fëmijët. Por, ekspertët e shëndetit mendor dhe prindërit kanë ngritur shqetësime në lidhje me kohën e pafundme  që njerëzit harxhojnë para videolojërave.

Efekti negativ i tyre fillon me trurin. Videolojrat që përmbajnë rivalitet, përndjekje dhe shpejtësi si në rastin e futbollit apo garat e makinave, zhvillojnë ndjenjën e etjes për fitore. Çdo lojë e cila bazohet në lëvizje të shpejta, nëse luhet çdo ditë për tre muaj rresht, dëmton  aftësitë themelore të trurit. Nëse një adoleshent luan çdo ditë, të paktën gjysmë ore, për tre muaj rresht, tek ai do të shfaqen shenja si humbja e kujtesës, vëmendjes dhe përqendrimit. Gjatë një loje elektronike, fëmija garon, përndjek dhe shpejton, por trupi i tij është totalisht pasiv.

Por efektet negative nuk përbëjnë problem për prodhuesit e lojrave elekronike. Ata prej vitesh vazhdojnë të gjejnë mënyra të ndryshme si të tërheqin të rinjtë, duke i bërë lojrat më tërheqëse më anë të ndryshimeve të vazhdueshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë tregoi në qershor se lojërat ishin klasifikuar si një aktivitet që krijon varësi, duke treguar se njerëzit heqin dorë nga interesat dhe aktivitetet më të rëndësishme jetësore  për të kënaqur vetën  nëpër  lojëra elektronike.

Shumë lojëra sot janë falas, të disponueshme në pajisje që janë të përdorshme nga të gjithë dhe rrjetet sociale dyfishojnë reklamimin e tyre. Kompanitë e videolojërave kanë për qëllim që lojtarët të jënë vazhdimisht të angazhuar.  Disa përmbajtje  janë të disponueshme vetëm për një kohë të kufizuar, një manovër që nxit frikën e njerëzve për të mos  humbur, thonë psikologët.

"Videolojrat  janë të dizajnuara në mënyrë specifike për të mbajtur njerëzit  të lidhura mbas tyre," tha Douglas A. Gentile, një shkencëtar i fokusuar në ndikimin e medias tek fëmijët dhe të rriturit. "Ato godasin qendrat e kënaqësisë së trurit në të njëjtën mënyrë siç ndodh me lojrat e fatit,” shton ai. 

Ata që janë më të shqetësuar për zhvillimin dhe perfeksionimi e vazhdueshëm të lojrave  janë prindërit. Tracy Macon, menaxhere e zyrës së Mineapolisit  tregon se djali i saj 14 vjeçar, Mattheë, luan  një lojë taktike të quajtur  "Tom Clancy's Rainboë Six Siege"  përgjatë  gjithë ditës. "Ai nuk ka motivim për të bërë asgjë tjetër. " Kjo gjë është  kthyer në vështirësi për të gjithë familjen,” tha ajo

Industria e video lojrave ka kritikuar efektet e dëmshme të lojrave. Grupi më i madh tregtar i saj, “Shoqata e Softueruve për Argëtim” tha se propozimi i OBSH është i bazuar në hulumtimet shumë të kontestuara dhe të papërfunduara. Ndërkohë që disa profesionistë të shëndetit mendor thonë se lojërat, mund të kenë një ndikim pozitiv tek lojtarët.

“Ato mund të ndihmojnë studentët të përmirësohen në matematikë dhe histori, si dhe të rrisin aftësitë për ndërtimin e ekipeve dhe krijimtarinë,” thotë Rachel Koëert, një psikologe e përqendruar në teknologjinë e lojërave. "Video lojrat janë ushqyer nga një panik moral, por ndikimi i tyre është më pozitiv se negative,” shton ajo.

Sipas OBSH, sasia mesatare e kohës që kalojnë adoleshentët çdo javë, duke luajtur video lojëra u rritën në 7.8 orë në vitin 2017, duke u ulur me 60% në vitin 2011 dhe sipas një sondazhi së fundmi ka treguar një rënie prej 6.5 orë në javë.

Kit Yarroë, psikologe dhe specialiste në sjelljen e konsumatorit, tha se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm në lidhje me aktivitetin e tyre, duke pasur parasysh paralajmërimet dëmtimin e trurit të përsëritura gjatë viteve. "Sapo njerëzit të kuptojnë se video lojrat janë një problem, ata do të denoncojnë përdorimin e tyre,” tha ajo.

Videoloja "Fortnite", e cila ka grumbulluar të paktën 125 milionë lojtarë që nga lancimi i saj në i korrik të vitit 2017, gjatë gjithë kohës krijon opsione të reja në mënyrë që të jetë më tërheqëse për lojtarët, ndërsa “Epic Games Inc” ndryshon rregullisht peizazhin  dhe linjën e historisë për të mbajtur lojtarët të fokusuar te loja. 

Jake Claborn, një 16 vjeçar nga Ëhiteëright, Teksas, tha se  luan me  "Fortnite" për disa orë në ditë, për shkak se të gjithë miqtë e tij luajnë.  Ai tha se shpesh debaton me prindërit e tij mbi  këtë zakon. "Ata  përpiqen vazhdimisht të më largojnë nga loja," tha ai. Nuk e di përse, por mua me duket shume interesante,” shton Clarbon.

 Ekspertët thonë se nëse studiojmë një adoleshent,  i cili ka luajtur për një vit të tërë me lojëra elektronike,menjëherë do të konstatojmë se ai ka probleme më përqëndrimin, vëmendien dhe kujtesën. Ai e ka të vështirë të përqëndrohet  tek një gjë e vetme, duke i anashkaluar ngacmuesit e tjerë përreth gjithashtu, vëmendia  dhe kujtesa e tij do të jenë në nivel të ulët.  Këta adoleshentë klasifikohen me probleme dhe kanë nevojë për një program trajnimi nën kujdesin e ekspertëve.   Problemet me përqëndrimin, vëmëndjen dhe kujtesën mund të jenë edhe  të lindura, por nëse  adoleshentët nuk i kanë  që nga lindja, atëherë i kanë  fituar për shkak të video lojrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë