Mendim

Si krijohet një narko-shtet?

Rreth 300 banorë të një qyteze të vogël në mes të xhunglës u mblodhën para një muaji në sheshin e qytetit për të dëgjuar fjalimin e  presidentit të vendit, Evo Morales. Chimore ndodhet në një rajon të dendur në Bolivi, por është bërë mjaft i famshëm nga kultivimi i bimës së kokainës. Dhjetë vjet më parë, në qytet ndodhej një kampi i madh i DEA-s, e cila po hetonte kultivimin e kokas dhe trafikimin e drogës. Megjithatë, në vitin 2008, Morales përjashtoi agjensinë duke deklauar se agjentët amerikanë po tregoheshin të dhunshëm dhe se po ndërhynin në politikën boliviane. Që atëherë, Chimore, ashtu si i gjithë vendi ka intensifikuar kultivimin e kokas me lejen e plotë të qeverisë. Edhe pse Morales ishte në Chmore për të inauguruar një ndërtesë komunale, ai foli gjërësisht për rëndësinë e bimës së kokainës. Ai u ankua se SHBA-ja e kishte paqaqitur kokan si bimë të dëmshme, për të ndaluar zhvillimin ekonomik të Bolivisë.

Edhe pse kanë kalur 10 vjet, dëbimi i DEA-s vazhdon të përfaqësojë një nga fitoret më të mëdha të Morales. Pas largimit të autoriteve amerikane, kultivimi i kokas është tashmë i ligjshëm trajtohet si një bimë e zakonshme në Bolivi, qoftë për çaj ose për produkte më moderne, si çamçakëz dhe locionet. Zyrtarët bolivianë përfitojnë nga ngjarjet si ajo në Chimore për deklaruar se kanë arritur sukses të paparë në luftën kundër rrjetit global të drogës. Ata thonë se kufizimet që vunë në trafikimin e drogës kanë bërë që prodhimi vjetor i kokainës të bjerë nën nivelet e vitit  2008 dhe se aktiviteti i drogës është shkurtuar ndjeshëm. Bolivia vazhdon të punojë në strategjitë për luftën kundër trafikut të drogës, por përpjekjet e vendit tregojnë pak sukses dhe i kanë lënë disa vende fqinje të frustruar. Këto ditë, DEA shërben kryesisht si një justifikim për Morales dhe besnikët e tij, për të thënë se fuqitë e huaja nuk mund ta ndihmojnë vendin në luftën kundër drogës.

Pas një sërë fotosh, presidenti u ul bashkë me disa qytetarë për të ngrënë drekë, por ajo që u tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, se në një pjesë të tavolinës ishin grumbulluar edhe disa gjethe koka, ashtu si e kërkon zakoni në Bolivi.

 Kokaina filloi të përhapej në Bolivi në vitet 1960 dhe u forcua gjatë grushtit të shtetit të vitit 1980 të kryer nga Luis Garcia Meza, një gjeneral që kishte mbështetje financiare nga një trafikant bolivian, Roberto Suarez Gomez, i njohur si "Mbreti i kokainës". Kjo ishte hera e parë që Bolivis u kthye në një "narko-shtet". Diktatura e Mezas, e karakterizuar nga korrupsioni, zhdukja e armiqve dhe censura e shtypit, zgjati vetëm 13 muaj para se gjenerali të detyrohej të arratisej në Brazil. Ndërsa vendi po mundohej të rikthente demokracinë e brishtë, DEA ishte e zënë me zhdukjen e fushave të kokas dhe hetimin e trafikantëve. Në vitin 1988, kur kultivimi i kokainës arriti kulmin. Bolivia paraqiti një ligj që kufizoi prodhimin e kokas në mbarë vendin por ky vendim u prit me protesta nga populli. Deri në vitin 1997, DEA dhe qeveria boliviane po punonin së bashku për çrrënjosjen e kokainës. Megjithatë, kur Morales erdhi në pushtet, në vitin 2006, trafikimi i kokainës vazhdonte dhe DEA njihej për taktikat e dhunshme, arrestimet e paligjshme dhe torturat. Situata u bë edhe më e tensionuar nga fakti DEA po monitoronte qeverinë Morales, duke ngritur akuza zyrtare ndaj presidentit dhe zyrtarëve të tij besnikë duke përgjuar fshehurazi telefonatat e tyre. Megjithatë, sipas Aleksandër Toth, ish-drejtorit rajonal të DEA-s në atë kohë, agjencia nuk ishte aq e forte sa për të garantuar arrestimin e një presidenti. Edhe sot, Toth nuk ka dyshim se Morales ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Evo Morales

Më vonë, DEA mori një paralajmërim diplomatik në Ambasadën e SHBA-së duke ju thënë se kishte 90 ditë kohë për t'u larguar nga vendi. Toth kujton se në periudhën e dëbimit, marrëdhënia e tij me Rene Sanabriën, kreun e policisë anti-narkotike të Bolivisë, ishte përkeqësuar. Tre vjet më vonë, Sanabria do të ekstradohej në SHBA për akuzat e trafikimit të drogës. Si kundërpërgjigje, Morales, dënoi çdo njeri të korruptuar të gjetur brenda radhëve të tij, duke akuzuar SHBA-në se ishte përfshirë qeverinë e tij. Toth mori në pyetje Sanabrin për figura të tjera të korruptuara në qeverinë e Morales, duke thenë se  informacioni që ai grumbulloi konfirmoi atë që kishte dyshuar prej kohësh: Presidenti bolivian ishte pjesë e trafikut të drogës.

Në fund të fundit, ai nuk do ta kishte arritur kurrë presidencën pa mbështetjen e zonave rurrale, të cilave u ka mundësuar kultivimin e lirë të kokas. Morales u rrah nga policia, u hodh në lumenj dhe u arrestua ndërsa protestonte kundër ligjeve që synonin të kufizonin prodhimin e kokainës. Ndërkohë që kandidonte për president në vitin 2005, një nga sloganet e tij ishte "Koka Po! Kokaina Jo", duke nënvizuar bima se kokas duhet të shkëputet nga lufta kundër kokainës, pasi konsumi i gjetheve është pjesë e trashëgimisë kulturore të Bolivisë dhe shumë grupeve të saj indigjene, si Keçua dhe Aymara. Ai fitoi këto zgjedhje me mbi 53 përqind të votave dhe ka arritur ta ruajë këtë mbështetje për vite me radhë. Në 2017, vendi rriti kulmin e prodhimit ligjor të kokas nga 12,000 në 22,000 hektarë. Megjithatë, filozofia e Morales nuk është kapërdirë lehtë nga skeptikët, veçanërisht sepse koka që konsumohet ligjërisht ndonjëherë mund të ketë ngjashmëri të ngushtë me kokainën. Për bolivianët, kokaina është tashmë si duhani dhe kafeja për amerikanët. Jimena Costa, një ligjvënëse në partinë opozitare të Unitetit Demokratik, thotë se trafikimi po ndot politikën boliviane në nivel kombëtar dhe se Morales po zgjedh të mbyllë sot, ndërkohë që Bolivia po shndërrohet në një narko-shtet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë