Njerez

Si ka ndryshuar rrënjësisht jeta e fëmijëve dhe çfarë duhet të bëjnë tani prindërit

“Kur unë isha fëmijë, ne ishim jashtë pothuaj gjatë gjithë kohës, duke luajtur me shokët në oborret e shtëpive tona. Për prindërit tanë ishte shumë e vështirë të na shikon ne nga mëngjesi në darkë në shtëpi. Nuk kishim shumë gjëra në dispozicionin tonë, por ia dolëm u rritëm dhe e bëmë këtë gjë përmes shumë aventurash të paharrueshme, ku topi ishte qendra jonë gravidacionale.” Me shumë mundësi kjo do jetë refreni që do të dëgjoni nga dikush mbi 35 vjeç nëse e pyesni për fëmijërinë e tij në vendet e zhvilluara apo në zhvillim.

Foto ilustruese: femije duke luajtur futboll ne rrugen perpara shtepise perpara viteve '90, Gazeta Si, gusht 2019

Sot fëmijët do të preferonin ta kalonin pjesën më të madhe të kohës së tyre në ambiente të mbyllura, shpesh me të rriturit sesa me motrat ose miqtë e tyre bashkëmoshatar, të mbikëqyren më nga afër, të drejtohen se si të ecin apo si t’i japin biçikletës, të marrin pjesë në shumë aktivitete të organizuara dhe me siguri për disa orë çdo ditë do të angazhohen para një ekrani tableti, tv ose telefon. E gjithë kjo bëhet me qëllime të mira. Prindërit duan të mbrojnë pasardhësit e tyre nga trafiku, krimi dhe rreziqet e tjera që ata i shohin atje jashtë në botën e rrezikshme dhe t'u japin atyre çdo mundësi për të lulëzuar.

Dhe në të vërtetë në shumë drejtime fëmijët janë më mirë se sa ishin fëmijët një brez ose dy breze më parë. Shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve ende po bie. Më pak fëmijë vuajnë nga pakujdesia ose shkojnë të uritur në shkollë. Ata zakonisht marrin më shumë vëmendje dhe mbështetje nga prindërit e tyre dhe shumë qeveri në botë u ofrojnë ndihmë shtesë fëmijëve shumë të vegjël nga prejardhja e pafavorshme. Kur bëhen adoleshentë, më pak nga këta fëmijë bëhen keqbërës apo mësojnë pirjen e duhanit. Dhe më shumë prej tyre mbarojnë shkollën e mesme dhe vazhdojnë shkollimin e lartë.

Femijet duke luajtur me tableta elektronike - Gazeta Si, 19 gusht 2019

Vetë fëmijët duken mjaft të lumtur me këtë lloj jetë që bëjnë. Nga një studim i OECD në vitin 2015, 15-vjeçarëve iu kërkua të vlerësonin kënaqësinë që kishin për jetën e tyre në një shkallë nga zero në dhjetë. Rezultati mesatar ishte 7.3, me fëmijët finlandezë më të lumturit, duke shkuar në shifrën 7.9, dhe ata turq më të zymtët me 6.1. Djemtë ishin më të lumtur se vajzat, dhe fëmijët nga familjet e pasura më shumë se pjesa tjetër.

Kjo nuk është për t'u habitur. Prindërit veçanërisht ata në Amerikë, investojnë kohë dhe shuma të mëdha parash për lumturinë e fëmijëve të tyre për të siguruar që atyre nuk do i'u mungojë asnjëherë minimumi i gjërave. Ato orë të pafundme shtesë për mësime muzikore, seanca sportive dhe vizita edukative, së bashku me diskutime të gjalla në shtëpi për çdo temë, kanë rezultuar mjaft efektive në sigurimin e notave të mira që më pas hapin dyert për universitetet e larta dhe punë të paguar më mirë.

Prindërit e shtresëse së punëtore nga ana tjetër nuk kanë mundësinë për t'u përfshirë në një prindërim kaq intensiv. Si rezultat, ndarjet shoqërore nga një gjeneratë në tjetrën kanë nisur të zgjerohen. Jo shumë kohë më parë, "ëndrra amerikane" kishte perspektivën që të gjithë, sido që ta kishin prejardhjen e tyre, të mund të kishin sukses nëse përpiqeshin shumë. Por një raport i fundit nga Banka Botërore tregoi se lëvizshmëria shoqërore, shansi që gjenerata e ardhshme të përfundojë në një klasë të ndryshme shoqërore nga ajo e mëparshmja në vendin e ëndrrave, tani është ndër më të ulëtat në të gjitha vendet e pasura.

Foto ilustruese - Gazeta Si, 19 gusht 2019

Ky raport i veçantë do të shpjegojë se çfarë ka çuar në këto ndryshime të rëndësishme në fëmijëri në Amerikë dhe vendet e tjera të pasura, si dhe në Kinën me të ardhura të mesme. Ato variojnë nga tendencat e gjera sociale dhe demografike siç janë urbanizimi, ndryshimet në strukturën familjare dhe lëvizja në shkallë të gjerë e grave në forcën punëtore në dekadat e fundit në një theks të spostuar në politikën e viteve të fundit, ku të gjithë kanë marshuar drejt teknologjisë dixhitale.

Për ta filluar me mjedisin fizik në të cilin fëmijët rriten. Në vendet e pasura, shumica dërrmuese tani bën një jetë urbane. Pothuajse 80% e njerëzve jetojnë në qytete, të cilat kanë shumë përparësi, përfshirë mundësi më të mira për punë, arsim, kulturë dhe kohë të lirë. Por këto shpesh vijnë me një kosto: banesa të shtrenjta, mbipopullimi, mungesa e hapësirës së gjelbër, trafiku i rënduar, ndotja e lartë e ajrit dhe ndjenja e të jetuarit midis të huajve sesa në një komunitet të afërt. Kjo ka shkaktuar një perceptim të rrezikut në rritje, edhe pse krimi në vendet perëndimore në dekadat e fundit ka rënë, prandaj statistikisht fëmija nga një familje mesatare është në të vërtetë më i sigurt.

Edhe më i rëndësishëm, mjedisi shtëpiak për shumicën e fëmijëve ka ndryshuar thellësisht. Familjet janë bërë më të vogla dhe nënat bëhen me fëmijë shumë më vonë sesa femrat disa breza më parë. Në shumicën dërrmuese të vendeve të pasura, numri mesatar i fëmijëve që një grua do të ketë tani është nën nivelin e zëvendësimit të 2.1. Familjet me vetëm një fëmijë janë bërë të zakonshme në Europë dhe pjesët më të zhvilluara të Azisë, përfshirë Kinën. Kjo do të thotë se për çdo fëmijë ka më shumë kohë, para dhe energji për të investuar në të.

Femije duke luajtir ne nje park nen kujdesin e prinderve - Gazeta Si, 19 gusht 2019

Familjet gjithashtu janë bërë shumë më të rrjedhshme. Rritjet e martesave kanë rënë ndjeshëm dhe divorci është bërë më i përhapur. Shumë çifte në Amerikë dhe Europë tani bashkëjetojnë më shumë sesa martohen dhe një pjesë e madhe dhe në rritje e fëmijëve lindin jashtë martese. Shumë më tepër, gjithashtu, janë sjellë nga prindër të vetmuar, nëna me shumicë dërrmuese që sjellin në jetë fëmijë me metoda artificiale të lindjes.

Në të njëjtën kohë, numri i grave që shkojnë për të punuar është rritur në mënyrë të vazhdueshme, megjithëse vitet e fundit trendi është ngadalësuar disi. Modeli i pas luftës së dytë botërore i familjes bërthamore me një burrë ushqyes, një grua shtëpiake dhe disa fëmijë është bërë atipike. Në Amerikë pjesa e grave në moshë pune është rritur nga 42% në vitin 1960 në 68% në vitin 2017. Në një masë më të madhe ose më të vogël e njëjta gjë ka ndodhur në vendet e tjera të pasura.

Tani fëmijët në vitet e tyre të para të jetës janë duke rrëmbyer më shumë vëmendje dhe kjo ka ndikuar shumë në zhvillimin e tyre të trurit. James Heckman, fitues i çmimit Nobel ka sugjeruar se investimi tek fëmijët tani do duhet të marrë një fokus zhvillimor përmes argëtimit dhe udhëtimit.

Qeveritë në shumë vende të botës kanë filluar të rrisin numrin e vendeve publike për përkujdesjen e fëmijëve, për të inkurajuar më shumë femra të marrin punë me pagë dhe të promovojnë zhvillimin e fëmijëve të vegjël nga prejardhje më pak të privilegjuara. Ky raport do të shikojë gamën e gjerë të kujdesit për vitet e hershme në vende të ndryshme. Në Azinë Lindore ky është brezi i parë që po i nënshtrohet një shkalle edukative të ashpër, konkurruese dhe njëkohësisht mjaft argëtuese.

Femije duke shkuar ne shkolle, Gazeta Si, 19 gusht 2019

Raporti gjithashtu do të marrë në konsideratë efektin që kanë tek fëmijët një sërë pajisjesh të bazuara në ekran, që nga televizorët tek smartphone, duke ofruar një festë argëtimi pasiv, lojëra ndërvepruese kompjuterike dhe mundësinë për t'u lidhur me bashkëmoshatarët nga distanca. Jo shumë kohë më parë, fëmijët ankoheshin tek prindërit e tyre duke deklaruar se ishin të mërzitur, por tani "mërzitja është diçka që kurrë nuk duhet të tolerohet për asnjë moment", shkruan Sherry Turkle, ekspert për kulturën dixhitale. Në vendet e pasura shumica e 15-vjeçarëve kanë një smartphone të tyre dhe kalojnë disa orë në ditë në internet. Ekzistojnë shqetësime në rritje që përdorimi i tepërt mund të çojë në varësi dhe sëmundje mendore dhe se të kalosh shumë kohë duke qëndruar ulur para një ekrani do t'i ndalojë ata të ushtrojnë dhe t'i bëjnë ata yndyrë. Bota dixhitale gjithashtu përmban rreziqe të reja, përfshirë sulmet në internet nga hakerat.

Por gjëja e parë që do të eksplorojë ky raport është fytyra e re e institucionit, i cili po rinovohet por që është akoma është thelbësor për jetën e çdo fëmije, familja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë