Libra

Si ka ndikuar poezia në mendjet gjeniale të shkencëtarëve

Në dukje shkenca dhe poezia nuk janë në një linjë, por nuk është gjithnjë kështu. Poeti anglez John Keats( i cili gjithashtu vazhdoi shkollën për mjek) shkroi në mënyrë narrative poezinë e famshme “Lamia” në vitin 1819. “Filozofia do të kapë krahët e Anglisë. Pushtoni të gjitha misteret sipas rregullave dhe linjave” Këtu Keats kritikon mënyrën në të cilën filozofia natyrorë është njëtrajtshëm me shkencën në shekullin 19.
A ishte kjo e drejtë? Në librin e tij të ri Sam Illingworth ka hetuar mënyrën se si poezia ka ndikuar në jetën dhe veprat e shkencëtarëve. Duke vepruar kështu, ai ka gjetur një qasje ndërdisiplinore për të kuptuar botën tonë.

Ada Lovelace

Ada Lovelace ishte e bija e poetit romantik Lord Bayron, i cili u internua në Greqi, pas lindjes së vajzës së tij, pasi akuzohej për incest. Nëna e saj Annabella, ishte e vendosur që vajza e saj nuk do të rritet duke e personifikuar të tjerët si të çmendur, të keqe apo edhe të rreziksme, njejtë sic ndodhi edhe me babin e saj. Ajo u angazhua për të siguruar një edukim shkencor për vajzën e saj. Loverlace ishte një studente e mrekullueshme.
Fillimisht ajo mori mësime nga matematikani anglez Charles Babbage, duke shkuar sistematikisht në kompaninë e tij në Engine Analytical. Mësimet e Babage të cilat nuk u vunë në përdorim sa ai ishte gjallë, tashmë janë tepër të rëndësishme për të veti të ndryshme që kanë kompjuterët modernë, duke përfshirë fotokopjet dhe realizimin e grafikëve.
Ndërsa Babbage kishte projektuar dhe krijuar këtë pjesë të pabesueshme të inxhinierisë, ishte Lovelace që pa potencialin e saj të vërtetë. Pavarësisht nga dyshimet e nënës së saj, ajo kishte vazhduar të shkruante poezi, më vonë të gjithë reflektuan se aftësia e saj u bë e mundur për shkak të këtij rebelimi. Motori analitik është projektuar nga Babbage për të kryer llogaritjet komplekse matematikore, por Lovelace tregoi se pajisja mund të jetë i aftë për çfarëdolloj detyre nëse programohet si duhet, madje edhe për të kompozuar muzikë e për të shkruar poezi. Duke pasur parasysh se çdo laptop, tabletë dhe smartphone është në thelb një makinë informatike universale, vizioni origjinal i Lovelace do të duket menjëherë i njohur për këdo që bën art.

Humphry Davy ishte një tjetër shkencëtar, i cili gjithashtu ishte një poet i dalluar. Ai zbuloi elementet e natriumit dhe kaliumit, por ndër këto ai fitoi çmime të poezisë si William Wordsworth dhe Samuel Taylor Colerdge. Në disa prej hulumtimeve të tij më të hershme, Davy ishte ngarkuar për të hulumtuar për përfitimet mjekësore të oksidit të azotit. Ndërkohë që punonte ai krijoi këto shënime të hollësishme efektet e këtij gazi në gjendjen mendore dhe fizike, nga ana tjetër ai mundi të organizonte edhe vargje poezish për këtë produkt. Euforia që ndiente gjatë eksperimentimit me oksid nitrik nuk mund të përshkruhej vetëm me logjikën shkencore dhe me arsyen. Në vend të saj, poezia u bë metoda më e saktë për dokumentimin e efekteve të saj.

Humphry Davy

Një tjetër shembull më i fundit të një shkencëtareje, jeta dhe kërkimet e së cilës u ndikuan në mënyrë të fuqishme nga poezia ishte edhe astronomia kanadeze Rebeca Elson. Ajo ishte një nga shkencëtaret e para që mundi të përdorte matjet nga Teleskopi Happsinor Hubble për t’u kthyer prapa në fazat më të hershme të universit. Pas disa vjet vonese, teleskopi Hubble Space u nis me sukses në orbitën e Tokës me 24 prill 1990 me një kosto prej 2.5 miliardë dollarësh, duke e bërë atë instrumentin më të shtrenjtë shkencor të mbledhur ndonjëherë në atë kohë.
Brenda disa javësh, teleskopi filloi të tregojë imazhet e sistemeve të largëta të yjeve. Megjithatë, këto imazhe kishin cilësi shumë të ulët nga ajo që ishte parashikuar fillimisht dhe u zbulua se, pasqyra kryesore ishte shumë e sheshtë me rreth 2.2 micrometra 1/50 e gjerësisë së flokëve të njeriut. Ky proces do të thoshte se objektet e zbehta dhe të largëta të cilat teleskopi ishte projektuar kryesisht për të vëzhguar, nuk mund të mateshin me shkallën e saktësisë të kërkuar nga astronomët.
Në poezinë e saj "Aberration", Elson shkran për faktin se si mund të arrijë qëllimin e saj, duke treguar kështu edhe për konceptin e dështimit i cili është aq kritik për përpjekjet shkencore. Vetëm nëpërmjet poezisë ajo ndjehej e aftë të shprehte ambivalencën e saj emocionale.
Pavarësisht nëse hedhin themelet për informatikë moderne, duke ndihmuar në ri-imagjinimin e rolit të shkencëtarit ose duke u përballur me dështimin, puna e këtyre “poetëve-shkencorë” tregon se shkenca dhe poezia ofrojnë një qasje plotësuese, sesa antagoniste, për të kuptuar botën rreth nesh. /The Independent/

Rebeca Elson

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë