Pas një dekade në Britani, Alexej Kirillovit iu desh vetëm 24 orë për të vendosur të largohej. Në mars të vitit 2020, ndërsa kufijtë e Europës u mbyllën ashpër, zoti Kirillov, një këshilltar 31-vjeçar i strategjisë, kishte dy zgjedhje: izolim në një banesë të kushtueshme, të vetmuar në Londër, ose të kthehej në shtëpi, në Republikën Çeke dhe, të ishte afër familjes.
“Nuk po planifikoja të largohesha për pesë vitet e ardhshëm, ose më gjatë, ose edhe kurrë:, thotë ai. Por Covid-19 më ndryshoi mendim. Gati një vit më vonë, ai ka ngritur dyqanin në atdheun e tij. Një kthim i përkohshëm është bërë i përhershëm. “Tani që jam kthyer, mendoj: pse nuk e bëra më shpejt?”
Ai nuk është i vetmi. Në vitin 2020, Europa pa një migrim të madh në të kundërt, pasi ata që kishin kërkuar punë jashtë vendit u kthyen në shtëpi. Numrat e saktë janë të vështirë të dihen me saktësi. Rreth 1.3 milion rumunë u kthyen në Rumani – ekuivalente me trefishin e popullsisë së qytetit të saj të dytë, më të madh.
Mbase 500 mijë bullgarë u kthyen në Bullgari – një numër i madh për një vend me 7 milionë banorë. Lituania ka parë më shumë qytetarë të mbërritur sesa të largohen për herë të parë në vite. Masa të tjera tregojnë të njëjtën gjë. Në Varshavë, aplikacionet për takime janë plot me polakë të kthyer, që kërkojnë argëtim të papërcaktuar shoqëror.
Politikanët në Europën Lindore ishin ankuar prej kohësh për një “ikje të trurit”, si më të shkëlqyerit e kishin lënë vendin në kërkim të pagave më të larta në Perëndim. Tani pandemia, një ekonomi në zhvendosje dhe ndryshimi i modeleve të punës, po i rikthejnë shumë prej tyre. Një “fitim i trurit” ka filluar.
Migrimi i shqetëson politikanët europianë. Liria e lëvizjes – aftësia për të lëvizur në çdo vend në BE- është ndër përfitimet më të njohura të përkatësisë në klub. Ajo është veçanërisht e çmuar nga qytetarët e ish-vendeve komuniste, të cilët kanë kujtime të zymta nga ndalimi i udhëtimeve, prej sundimtarëve të tyre.
Sidoqoftë, edhe pse shumica e europianëve besojnë në lirinë e lëvizjes për veten e tyre, disa janë më pak të sigurt për t’ua dhënë atë të tjerëve. (Prandaj ndodhi Brexit.) Edhe qeveritë e vendeve që humbin shumë të rinj inteligjentë, priren të ankohen për këtë fakt.
Grafikët në faqet e internetit të qeverisë lituane tregojnë se popullsia po zvogëlohet nga 3.7 milion në 1990 në 2.8 milion në 2019, falë emigrimit dhe niveleve të ulëta të lindjeve. Rreth 2 milionë polakë – ose 5% e popullsisë së vendit – jetojnë diku tjetër në Europë.
Shpesh, është më i kualifikuari. Mjekët dhe infermierët që lënë Rumaninë janë një problem i veçantë. Migrimi krijon një përplasje interesash midis individëve, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë jetën e tyre dhe qeverive, të cilët shpesh preferojnë që ata të rrinë pranë dhe të paguajnë taksa.
Ivan Krastev, një shkrimtar bullgar, vëren se “është më lehtë të shkosh në Gjermani, sesa ta bësh Bullgarinë të funksionojë si Gjermania”. Dhe kështu bëjnë njerëzit.
Megjithatë, edhe para pandemisë, ky proces kishte filluar të kthehej mbrapsht në disa vende. Emigrantët nga shtetet Baltike janë kthyer, pasi kanë fituar një vezë për fole, ose kanë marrë aftësi të dobishme në Europën Perëndimore. Estonezët e kthyer ua kanë kaluar estonezëve që largohen, që nga viti 2017.
Një program qeverisjeje për të ndihmuar lituanët e kthyer kishte 215 konsultime në 2015; kjo u ngrit në gati 9 mijë në vitin 2019. Rrëfime të ngjashme mund të dëgjohen në vendet më të mëdha.
Në vitin 2018, numri i polakëve jashtë vendit filloi të bjerë për herë të parë, në gati një dekadë dhe, ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që prej asaj kohe, sipas Institutit Ekonomik Polak, një think-tank.
Skemat e dedikuara – duke filluar nga propaganda me shkëlqim për jetën në Baltik deri te mësimet falas në polonisht, për fëmijët e lindur jashtë – janë të zakonshme.
Migrimi kudo në botë shpesh është i përkohshëm. Në Europë, disa faktorë po i shtyjnë dhe tërheqin njerëzit drejt shtëpisë . Liam Patuzzi i Institutit të Politikave të Migracionit në Europë, një think-tank, vëren se hendeku ekonomik midis lindjes dhe perëndimit po mbyllet.
Tregjet e punës në Europën Lindore janë të nxehta. Para pandemisë, shkalla e papunësisë në Republikën Çeke ishte rreth 2%, më e ulëta në bllok, nga pothuajse 9% kur u bashkua në 2004. Boshllëqet e pagave, megjithëse ende të mëdha, po bien.
Në 2010-n, një rumun që u transferua në Itali mund të priste të fitonte pesë herë më shumë; në 2019, vetëm tre herë. Për personat shumë të aftë, hendeku është akoma më i ngushtë.
Hidhni përfitime të tilla, si zhvilluesit rumunë të softuerit që përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat dhe, një punë në Bukuresht mund të tërheqë një nga Brukseli.
Puna në distancë ndryshon gjithashtu llogaritjen. Një ekonomi e re gri është, shfaqur në të gjithë BE-në, me personel me jaka të bardha që jetojnë në një vend, por që punojnë në mënyrë të paligjshme në një tjetër (dhe duke paguar taksë në vendin e gabuar, si rezultat).
Shpesh këta njerëz janë të mërguar në vendin e tyre, fizikisht në shtëpi, por telekomunikojnë përtej kufirit. Gjahtarët e punonjësve e varin tani perspektivën për të punuar kudo, thotë një ekzekutiv rumun i kapitalit privat. Sapo taksambledhësi të kapet, megjithatë, ata punëtorë gri do të duhet të zgjedhin: të qëndrojnë ose të largohen.
Punëtorët e jakave blu zakonisht kanë më pak zgjedhje. Kamerierët dhe pastruesit, shumë prej të cilëve janë emigrantë, nuk mund të punojnë në distancë.
Rreth 700 mijë punëtorë të huaj janë larguar nga Londra gjatë pandemisë, pasi vendosën se kundrimi i herëpashershëm në Tamiz nuk i kompensoi qiratë e larta dhe shembjen e papritur të mundësive për punë.
Por për punëtorët e jakave të bardha lidhja midis mundësisë dhe vendndodhjes mund të dobësohet në mënyrë drastike, duke shënuar një ndryshim tjetër në modelet e emigrimit.
Greqia, e cila pa falangat e të rinjve të largoheshin gjatë krizës financiare, është e etur për t’i tërhequr ata përsëri. Nëse dielli nuk është mjaft joshës, lehtësimet e taksave ndihmojnë. Punëtorët që lëvizin në vend mund të marrin gjysmën e faturës së taksave, për shtatë vitet e para.
Numri i njerëzve që kthehen në Europën Lindore është akoma shumë më i vogël se numri i atyre që u larguan, fillimisht. Dhe ata që u kthyen në shtëpi, për shkak të pandemisë, mund të kthehen përsëri kur të lehtësohen masat izoluese.
Rreth dy të tretat e bullgarëve që u kthyen planifikojnë të emigrojnë përsëri, sipas Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, një think-tank. Në planin afatgjatë, edhe kur hendeqet e pagave të mbyllen, disa njerëz gjithmonë do të kërkojnë aventura në toka të huaja.
Kufijtë e hapur në Europë i lejojnë njerëzit të zgjedhin se ku të jetojnë, që do të thotë në mënyrë të pashmangshme se vendet më pak tërheqëse do të humbasin popullsinë.
Por asgjë nuk mbetet e njëjtë. Vendet mund të bëhen më tërheqës dhe njerëzit mund të ndryshojnë mendje krejt papritur , se ku duan të jetojnë. Pyesni zotin Kirillov! The Economist/ Përktheu:Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.