Keshilla

Si i dëmtojnë shampot flokët tuaja

Të gjithë jemi të fiksuar kur vjen puna tek përzgjedhja e shampos së flokëve. Por duket se si shampot ashtu edhe larja e shpeshtë nuk është mirë për shëndetin e flokëve. Sipas dermatologëve flokët duhet të lahen me shampo atëherë kur prodhimi i yndyrës është tejet i lartë. 

Kur ju shkumëzoni flokët tuaj, shpesh mendoni se flluskat dhe aroma e mirë mund të pastrojnë flokët, por ç’është e vërteta flokët nuk kanë nevojë për shkumë të pastrohen. Përbërësit e kimikatet e ashpër si sulfati janë përgjegjëse për shkumën e aromën.

Këta agjentë dehidratojnë flokët dhe eleminojnë yndyrën nga rrënjët e flokëve.  Ekspertët thonë se shampo heq qelizat e tepërta të lëkurës dhe vajin nga koka . Ata këshillojnë shampo pa sulfate e nëse nuk shkumëzojnë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë