Art dhe Kulture

Si gratë e zeza u fshinë prej artit…

Ku gjenden të gjitha femrat nga mitologjia dhe historia, aq të bukura dhe të fuqishme me lëkurë të zezë? Ato janë fshirë prej artit Perëndimor, argumenton Sophia Smith Galer.

Përplasjet mes Titanëve ishte një prej filmave më të njohur të 1981. Ai ngërthente yje të Hollywood-it që tregonin historinë e Perseus, gjysmëzotin që vinte prej mitologjisë greke I cili vret një monstër deti dhe shpëton princeshën e bukur Andromeda prejt të qenit dreka e montrës. Aq popullor ishte filmi në atë kohë, sa u ribë në 2010; filmi nuk pati ndonjë vlerë të madhe në 26% të kritikave në faqen Rotten Tomatoes. Se sa prej tyre që e kritikuan flimin kishin një edukim në lëminë e filmit ose disiplina të ngjajshme është e paqartë, por ndoshta do të kishte qenë më mirë nëse prodhuesit e tij do të kishin kryer hulumtimet e tyre. Sipas artikullit të 1992 të historianes britanike të artit Elizabeth McGrath 1992 Andromeda e Zezë, Andromeda në fakt, u paraqit fillimisht si një princeshë e zezë nga Etiopia. Kushdo që ka parë të dy prodhimet e “ Clash of the Titans” , (Përplasja e Titanëve) duhet ta dijë që aktoret Judi Bowker dhe Alexa Devalos janë të dyja gra të bardha, dhe kushdo që e ka parë Andromedan në një pikturë – ndoshta në atë të Titian ose Poynter – do të besojë që ajo është e bardhë.

Por artikulli i McGrath ishte i qartë në adresimin e tre gjërave: që të gjithë studiuesit e miteve greke e pozicionin Andromedan si një princeshë të Etiopisë, me lëkurë tëzezë por që artistët përmes historisë së artit perëndimor në mënyrë të shpeshtë harronin të nxirrnin në pah lëkurën e saj të zezë sepse Andromeda supozohej të ishte e bukur, dhe të qenit e zezë dhe e bukur –për shumë prej tyre – ishte dikotomike. Sipas prfofesor McGrath nuk ka asnjë dyshim për racën e Andromenas.

Por ende arti i Rilindjes e përshkruan Andromedan si të bardhë. Në Perseusin e Piero di Cosimo Andromeda e viteve 1510 përshkrueht si më e bardhë se të gjithë figurat rreth saj, duke përfshirë një muzikant të zi dhe prindërit e saj, të cilët janë dukshëm më të errët dhe me kostum ekzotik.

Ne e dimë që ka patur një debat aktiv rreth ngjyrës së saj të lëkurës, një debat që do të tingëllonte racist i parë me sytë e sotshëm modern. McGrath referon Francisco Pacheco, një artist dhe shkrimtar spanjoll, i cili kërkon në një pjesë të librit të tij “Arte de la Pintura” pse Andromeda është pikturuar shpesh me ngjyrën e saj të lëkurës të bardhë, kur disa nga burimet thonë se ajo është e zezë.

“Ai ka përjetur një shok të tmerrshëm që Ovid mund të jetë duke folur për një grua të bukur, por të zezë,” McGrath tregon për BBC Culture, gati tre dekada pas publikimit të artikullit. Libra si të Pachecos janë përdorur si udhëheqës referencë për piktorët se sit ë pikturojnë kë dhe çfarë – kështu që është e lehtë të kuptosh se si këndvështrimet e tij mund të jenë shpërndarë. Andromedat e zeza ishin të pakta e të rralla –dhe imazhi si ai i pikturës së Perseus nga Bernard Picart (1731) dhe Andromeda nga Abraham van Diepenbeeck (1655) tregojnë një grua me karakteristika sterotipike dhe flokë, por me lëkurë të errët.


Piktura e Edward Poynter 1890 " Viziata e Mbretëreshës së Shebas tek Mbreti Solomon, është njëtjetër fshirje

Andromeda nuk është e vetmja figurë e zezë në art që i ka ndodhur një fenomen i tillë, larg saj. Në fakt, fshehja e Andromedas u parashikua në Rilindjen Europiane nga Krishtërimi.

Michael Ohajuru, një historian arti që udhëheq turet përreth galerive të Londrës dhe që analizon përfaqësimin e njerëzve me lëkurë të zezë në art, studion historinë e artit të Rilindjes përmes magjepsjes nga mbreti i zi. Ai ishte një prej tre mbretërve, ose magi (njeriu i mençur), të përshkruara në Këndimin e Shkrimit të Magjishëm të lindjes së Krishtit -. Ohajuru ishte i befasuar nga pozitiviteti i kësaj figure që ishte në kontrast me shumë piktura të historisë së njerëzve me lëkurë të zezë në role servile. "Mbreti i zi është përdorur si një figurë pozitive," thotë ai. Duke simbolizuar një kontinent të ri afrikan që kishte ardhur për t'u bashkuar me Europën dhe Azinë në krishtërim, "ai u përdor si shembull për të sjellë botën së bashku në fund të kohës".

Andromeda është përshkruar me karakteristiak steriotipike të një gruaje të bardhë

Ohajuru kërkoi për origjinën e supozuar të mbretit të zi dhe e gjeti në “Travels of Sir John Mandeville”, një tekst të Shekullit të 14th, ku thuhet se ishte nga Saba, një mbretëri në Etiopi.

Ohajuru u shokua kur zbuloi që shumë piktura nga Vizitori i Dhiatës së Vjetër të Mbretit Solomon, Mbretëresha e Shebas – një tjetër fjalë për Saba – e përshkruante atë si një grua të bardhë. Ai I referohej Portit të Claude Lorrain me anijen e Mbretëreshës së Shebës, varur në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Ajo shfaqet me detaje tek piktura, por është e bardhë. Por mbretëresha e Shebas, që njihja, erdhi nga Saba, që ishte në Etiopi, dhe mbreti që ishte prej Sabas ishte i zi. Kështu që mbretëresha e Shebës duhej të ishte e zezë në mendjen time.”

Pikturë 1648 e Claude Lorrain. Mbretëresha e Etiopisë është e bardhë

Gjithë kjo kërkon vetëm pak minuta kërkim në Google image‘Piktura e Mbretëreshës së Shebas’, ku vërehen gra të bardha ekzotike ose Mbreti Solomon. Një herë kishte disa përkshkrime të Mbretëreshës së Shebas si një grua me lëkurë të zezë, por që Rilindja e shihte të zhveshur nga ky detaj dhe seksualizimi ishte në një shkallë të madhe. Për Ohajuru ajo paraqitet si në Klosterneuburg në Austri, duke e portretizuar pranë nmbretit. "Ajo u përdor si një parathënie, një paralajmërues, një profetizues, që një mbret do të vizitonte fëmijën Jezusin, ashtu si një mbretëreshë vizitoi Solomonin." Nga shekulli i 18-të ajo nuk është më një mbretëreshë që takon një mbret për të pasur një debat të shëndetshëm - ajo është një joshëse idhujtare..

Por ata që përshkruan Mbretëreshën e Shebas – ose në fakt Andromedan – kishin një justifikim të dobishëm. Etiopia, si për shkrimtarët klasikë dhe për studentët e Biblës, mund të thotë gjëra shumë të ndryshme. Si një folës arab gjithmonë e kam kuptuar se Mbretëresha e Shebës quhej Mbretëresha Belqis dhe erdhi nga Jemeni. Etimologjia e Etiopisë vjen nga greqishtja e lashtë për 'fytyrat e djegura'. "Është mjaft e paqëndrueshme," thotë McGrath. "Mund të jetë kudo në Afrikë, madje edhe në Indi, këto janë vende të paqarta, vende të djegura nga dielli në të dyja anët e Tokës. Etiopia mund të konisderohet si një vend magjik ku ndodhin gjëra të çuditshme. “Ku rata mendojnë, ‘Ethiopia mund të mos nënkuptojë realisht njerëz të zinj, Andromeda mund të mos jetë e zezë’, mandej ata gjejnë të gjitha arsyet për të thënë që Etiopia do të thotë diçka tjetër gjetkë. Do të thotë diku në Lindje. Dhe ata lehtësisht mund të theksojnë se ka një paqartësi rreth Etiopisë.”

Shekulli 12-të nga Nicolas de Verdun përshkruan mbretëreshën e Shebës të zezë duke i sjellë dhurata Mbretit Solomon

Përkthimi i Biblës nga artistët e Rilindjes mund të ketë kaluar nëpër disa përsëritje. McGrath shkruan në “The Black Andromeda” se si në origjionalin hebraisht dhe greqish, Mbretëresha e Shebas deklaron në këngën e Solomon në testamentin e vjetër; “Unë jam e zezë dhe e bukur.” Deri në kohën që kjo gjendet në përkthimin 405 Përpara Krishtit në Vulgate Latine, 'dhe' bëhet 'por'; "Unë jam e zezë por e bukur." Në Angli, botimi i Biblës së Mbretit Xhejms 1611 e ndryshoi atë edhe më tej: "Unë jam i zi, por i butë". Qëndrimet raciste që zvogëlohen dhe hiperseksualizojnë gratë e zeza janë të dukshme. Ndoshta është kjo frazë, në vend të ndonjë pikture, që ka qenë më shkatërruese për të gjithë.

Piiktura "Katër lumenjtë" nga Rubens e pëshkruan mbretëreshën të zezë

E zeza është e bukur

Pa urtësinë e Mbretëreshës së Shebës apo bukurinë e Andromedas, imazhet e bukurisë së zezë në art janë të rralla; ka, natyrisht, mjaft skica dhe piktura të njerëzve të zinj, por që nga shekulli i 18-të e më pas ata kryesisht fokusohen në studimet e punonjësve, shërbëtorëve dhe skllevërve. Megjithatë ekziston një anomali e çuditshme - dhe këto anomali na kthejnë në Holandë, ku lulëzon magusi i zi si një simbol.

Posteri i filmit të 1952

Përveç kësaj, Elizabeth McGrath e sheh Antëerpin (qytet në Belgjikë)e shekullit të 17-të si mjaft të hapur. Frymëzuar nga Psalmi 67, ku Etiopia 'do t'i shtrijë duart drejt Perëndisë' me johebrenjtë e saj, ishte një vepër arti e pazakontë. Sipas Dhiatës së Vjetër, Moisiu u martua me një 'Cushite', një etiopian dhe në portretin e Jacob Jordaensit të Moisiut dhe të gruas së tij etiopiane në vitin 1650, çifti "ballafaqohet edhe paragjykimet e spektatorit të cilat duket sikur po i sfidon.

Peter Paul Rubens, artisti të cilit i është dhënë merita për ‘making big beautiful’, gjithashtu e bëri të zezën të bukur në “The Four Rivers” në 1610. Katër lumenjtë që personifikojnë njerëzit dhe çdokush është me muskujt valëzues dhe gjinj të bollshëm. Po, ajo(gruaja e zezë) është ekzotike, dhe është e barabartë me gratë e bardha në imazh. "Ishte një interes për të pikturuar njerëzit e zinj në Antëerp, pjesërisht për shkak të konvertimit të njerëzve të zinj, pjesërisht sepse njerëzit në të vërtetë panë njerëz të zinj në rrugë", thotë McGrath.

Gina Lollobrigida, aktore italiane në rolin e mbretëreshës së Shebas, 1959

Megjithatë mbeten disa anomaly në historinë e artit Perëndimor, shpjegon McGrath.
“Një arsye sepse mbreti i zi nuk është i preferuar është se njerëzit – artistët besimtarë dhe teologët –nuk janë aq të interesuar në simbolikën fetare të të Etiopisë.” Prandaj Etiopinaët shiheshin si të parëndësishëm.

Është një histori komplekse –e racizmit europiana dhe sa të dobishme ishin pamjet biblike për ata që dëshironin të mësonin fenë përmes artit - që ndihmonte për të shpjeguar mungesën e figurave të zeza në historinë e artit.
Burimi: BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë