Gazeta Si – Që nga fillimi i luftës civile në Siri, në vitin 2011, deri në gusht 2024, regjimi sirian i Bashar al Asadit arrestoi dhjetëra mijëra njerëz: mbi 90 mijë gjurmë kishin humbur deri para disa ditësh, kur ushtria anti-Asad, hapën burgjet e qyteteve të pushtuara dhe liruan të gjithë të burgosurit.
“Betohem në Zotin e Plotfuqishëm, unë dhe ky njeri duhet të ishim varur sot (…). Betohem në Zotin e Plotfuqishëm, 54 njerëz supozohej të ekzekutoheshin sot”, tha për rrjetin “Al Jazeera” të dielën një burrë i liruar së fundmi nga burgu Sednaya, afër Damaskut.
“Deri sot nuk e kisha parë dritën e diellit. Në vend që të vritesha nesër, faleminderit Zotit, më ktheu jetën”, tha një tjetër i liruar nga burgu që ende nuk mund ta besonte atë që po i ndodhte.
Skenat e njerëzve të liruar nga burgjet e Asadit dhe objektet e shkatërruara, nëntokësore çnjerëzore në të cilat ata mbaheshin, janë drithëruese dhe të frikshme.
مشاهد مرعبة للزنازين والمنفردات داخل سجن صيدنايا (المسلخ البشري) pic.twitter.com/TYU4Y4F2xI
— أرشيف الثورة السورية Syrian Revolution Archive (@syr_rev_archive) December 9, 2024
Pjesa më e madhe e vëmendjes është përqendruar te Sednaya, burgu gjigant që u shndërrua në simbol të regjimit, ku u vranë dhjetëra mijëra kundërshtarë dhe i cili u mbiquajt “Thertorja e njerëzve” për shkak të torturave dhe abuzimeve që u kryen aty. Por aparati i ndalimit dhe i represionit të regjimit ishte shumë më i gjerë.
Ndërtimi i aparatit të paraburgimit të regjimit sirian daton në vitet 1960, madje para se familja Assad – nëpërmjet Hafezit, babait të Basharit – të vinte në pushtet.
Por ajo u forcua jashtëzakonisht në vitet 1970, kur regjimi i Asadit filloi të adoptonte një politikë reagimesh të ashpra ndaj shenjës më të vogël të mosbindjes ose rebelimit.
Burgu Sednaya, për shembull, u ndërtua në vitin 1976 si një kamp torture për të burgosurit politikë, duke u bërë objekti gjigant që është sot.






Burgjet politike ishin qëllimisht vende ku njerëzit mbaheshin në kushte çnjerëzore dhe torturat ishin sistematike.
Për dekada të tëra, regjimi i Asadit nuk u mërzit të fshihte torturat dhe në të vërtetë i përdori ato për të përhapur frikën e arrestimit dhe burgosjes në mesin e popullatës, siç shpjegoi studiuesja Lina Khatib e të qendrës britanike të studimit “Chatham House” për gazetën “Washington Post”.
Siç tregoi një raport i fundit i Kombeve të Bashkuara, sistemi i paraburgimit i regjimit ishte i gjerë dhe i përhapur.
Policia politike kishte burgjet e saj, inteligjenca e brendshme dhe ushtria, dhe këtyre iu shtuan burgjet civile.
#Syria: incredible scenes from the moment the prison cells were opened at the women's detention area of Sednaya prison. pic.twitter.com/JqaFuswz8z
— Thomas van Linge (@ThomasVLinge) December 8, 2024
Kundërshtarët mund të burgosen edhe në spitale ushtarake. Shpesh të arrestuarit transferoheshin nga njëri tek tjetri, duke vuajtur në faza të ndryshme rrahjeje dhe torturash, derisa u humbiste çdo gjurmë.
Me kalimin e viteve, aparati i sigurisë dhe i paraburgimit ishte bërë aq i përhapur dhe i shtrirë, me shumë burgje të hapura në të gjithë vendin, saqë një pjesë e kontrollit të centralizuar kishte humbur.
Ata që drejtonin burgjet kishin fuqinë e jetës a vdekjes mbi të burgosurit, të cilët nuk gëzonin asnjë garanci.
Një i burgosur mund të vdiste nga torturat në një burg, me familjen e cila nuk merrte asnjë lajm për vdekjen e tij.






Ndonjëherë sistemi i burgjeve ishte aq i madh, sa të burgosurit nuk ishin më të gjurmueshëm, edhe kur ishin gjallë.
Kultura e fshehtësisë, e ruajtur për të parandaluar publikimin e krimeve më të këqija, nënkuptonte që dokumentet dhe të dhënat e të burgosurve të shkatërroheshin periodikisht dhe sistematikisht.
Pasojat po shihen këto ditë: në Sednaya, për shembull, grupet e shpëtimit ende po përpiqen të lirojnë të gjithë të burgosurit, pothuajse dy ditë pasi forcat e Asadit e braktisën burgun.
Abdul Wahab Daadoush was a medical student taken by the regime 13 years old. He was so badly tortured in Sednaya he’s suffered complete memory loss. https://t.co/GK7JTQQo11
— Michael Weiss (@michaeldweiss) December 9, 2024
Shumë nga të liruarit nuk kanë asnjë dokument, celular, asnjë mënyrë për të kontaktuar me të afërmit e tyre, të cilët nga ana e tyre nuk e kishin idenë se ku ndodheshin familjarët e tyre.
Shumë të burgosur nuk kanë komunikuar me familjet e tyre prej vitesh. Disa prej tyre, pas shumë vitesh abuzime, kanë humbur edhe kujtesën.
Aparati i represionit i ngritur nga familja Assad është i njohur prej disa kohësh, por shtrirja e tij nuk është plotësisht e qartë.
Informacione të reja do të vijnë në ditët dhe javët në vijim, pasi autoritetet siriane të kuptojnë më shumë rreth numrit dhe madhësisë së burgjeve dhe qendrave të tjera të paraburgimit.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.