Rend dhe Ligj

Si funksiononte rrjeti i trafikut në Finlandë? ‘Kapot’ (nga Vlora) dërgonin nga Shqipëria njerëzit e tyre

Gazeta Si – Pas hetimeve të përbashkëta mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze për operacionin antidrogë, rezulton se kanë bashkëpunuar 4 grupe kriminale, ku shqiptarët kishin krijuar bazat e tyre.

Sipas kreut të SPAK, Altin Dumani, baza operative ishte në Finlandë dhe drejtuesit e rrjetit e drejtonin trafikun ndërkombëtar të drogës që nga Shqipëria.

Dy prej krerëve të këtij grupi, sipas prokurorëve të SPAK, janë nga Vlora, disa nga Kuçova dhe Berati. Ata jetonin në Tiranë, dhe kanë qenë shtetas të lirë.

Dy anëtarë të grupit janë me origjinë nga Vlora. Pjesa tjetër e përqendruar në zonën e Kuçovës dhe Beratit. Një pjesë janë vendosur me banim në Tiranë. Kanë qenë shtetas të lirë, lëviznin edhe jashtë shtetit”, deklaruan prokurorët për mediat.

Sakaq, Dumani, deklaroi se aktiviteti kriminal është shtrirë ndër vite, ndërsa organizatorët preferonin të qëndronin në Shqipëri, duke udhëhequr rrjetin nga distanca.

Sipas tij, hetimet zbuluan një element të ri shqetësues: për herë të parë grupet kriminale ishin të fokusuara në trafikun e drogave sintetike, si ekstazi dhe metanfetaminat, përveç lëndëve klasike si kokaina, heroina dhe marijuanë.

“Aktiviteti shtihet në vite. Organizatorët prefereonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin gjithë aktivitetin kriminal. Gjykata ka lëshuar 11 masa sigurie të gjithë janë shqiptare. 10 ishin në Shqipëri një është jashtë, – tha Dumani gjatë konferencës së përbshkët për mediat. – Ata janë të proceduar dhe dënuar në Finlandë. Aty në Finlandë, s’janë vetëm shqiptarë, ka finlandezë dhe shtetas të ndryshëm. Ne na ka bërë përshtypje që ka grupe që kanë fokus dhe shitjen e drogëave sintetike. Deri tani kemi parë që ka pasur kokainë, heroinë, marijuanë, është hera e parë të fokusuar edhe te droga sintetike. Janë sasi të mëdha se janë droga sintetike, madje kemi kapur edhe ekstazi dhe të gjithë e dimë rrezikun që paraqesin për konsumatorin këto lloj drogërash. Tipologjia është e tillë, ata kishin bazat e tyre në Finlandë dhe në mënyrë periodike dërgoinin shqiptarë që shkonin në baza dhe fillonin me shitjen. Bashkëpunimi ka qenë shumë intenstiv”, – tha Dumani.

Gjatë operacionit, 9 persona janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë