Jete & Stil

Si duhet të vishemi në këto ditë vape

A ka sugjerim më të mirë për t’iu kundërvënë vapës sesa të veshësh rroba të rehatshme me pëlhura të lehta? E kombinuar me një palë këpucë po aq të lehta kryesisht atletet më të njohura dhe në modë.

Një përzierje vërtet interesante, e aftë për të krijuar një veshje elegante por të rehatshme.

Por cilat janë disa nga sugjerimet?  

Modeli i bluzës me prerje të gjatë dhe me vija Një stil casual, por komod, si dhe praktik falë mbylljes së përparme me kopsa. E përbërë nga pambuku dhe materiali sintetik

Ky është fustani i stilit të bluzave te gjata në ngjyra minimaliste ashtu edhe në modele të ndryshme.

Përzierja e pambukut dhe poliesterit e bën copën e butë, të lehtë, perfekte për motin e verës. Për t’u veshur në kombinim me atletet më moderne

Bel i lartë, mëngë të shkurtra dhe prerje deri tek gjuri, me një të çarë delikate anash. Prerja e modelit ndjek linjat e trupit, duke garantuar një stil elegant për t’u kompletuar me një palë atlete trendi. Një veshje ideale për mbrëmjet e verës, festat, ceremonitë por edhe për aperitivët buzë detit.

Fustani me dy mëngë të shkurtra dhe një dekolte të rrumbullakët, perfekt për të ofruar një stil minimal, por mbresëlënës. Pjesa e poshtme e fustanit paloset me delikatesë si për të rikrijuar një nuancë të një efekti tullumbace.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë