Trend

Si do të jetë puna pas koronavirusit në zyra, kafene e fabrika ?

Pajisje elektronike që vishen në trupat e njerëzve dhe sinjalizojnë një alarm kur nuk zbatohet distancimi social, maska për ndarësin e letrave në blackjack, dhe blerje në pajisje elektronike të vetëshërbimit janë disa prej mënyrave kreative se si bizneset rreth botës po përpiqen që të rinisin fluksin e të ardhurave të tyre monetare duke reduktuar riskun e përhapjes së covid-19 tek klientët dhe punonjësit.

Ekonomia botërore varet shumë nga aftësia e bizneseve për t’a menaxhuar këtë balancë delikate. Një rinisje e befasishme e rasteve Covid-19 do të mbyllte zyrat, dyqanet, restorantet dhe fabrikat e prodhimit përsëri duke ndërprerë kështu rrjedhën normale të produkteve e shërbimeve si dhe duke cënuar akoma e më shumë vende pune. Disa qeveri si Kina po i tregojnë mbikqyrje rogoroze këtij proçesi të rinisjes së aktivitetit ekonomik e jetës pas karantinës. Ndërsa qeveri të tjera si ajo e adminsitratës të Donald Trump kanë lehtësuar masat e izolimit dhe i’a u kanë besuar bizneseve monitorimin e godinave të tyre dhe stafeve të punonjësve. Ndërkohë shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë se si virusi përhapet dhe nëse distancimi prej afro 2 metrash është i mjaftueshëm.

Planet e kompanive për të funksionuar mbështeten falë mbrotjes që i’u bëhet punonjësve me maska, dorashka, termometra e teste që ndonëse ulin të ardhurat e kompanisë sigurojnë vazhdimësinë e operacioneve të punës. Mënyra se si do punojmë, do bëjmë pazar, do udhëtojmë dhe do hamë në 2020-n do jetë mjaft ndryshe më atë se si jëmi mësuar gjer më sot.

Këto janë disa prej ndryshimeve që kompanitë po zbatojnë në ambientet e tyre të punës.

Zyrat  

Vendet e pasagjerëve në autobuzët e zyrave të Unileverit në Shanghai mund të rezervohen duke përdorur grupin e çatit të punës. Punëmarrësit duhet të jenë të maskuar përpara se të hypin në autobuz dhe duhet të ulen në një distancë prej 4 vendesh me njëri tjetrin. Sapo mbërrin në zyrat e punës punonjësi skanon një kod QR dhe plotëson një formular të shëndetit më pas atij i kontrrollohet temperatura dhe i ofrohet një xhel dezifektues për duart.

Brenda ambienteve të punës lëvizja është e organizuar. Punonjësit duhet që t’i mbajnë maskat të veshura dhe të përdorin shkallët e jo ashënsorët duke mbajtur distancë nga njëri tjetri. Ndërsa në mensë duhet një person për tavolinë.

Masa të këtilla mund të duken normale në shoqëri të centralizuara si ajo e Kinës por disa versione të këtilla po nisin të shfaqen dhe në perëndim. Psh Kompania angleze BT Group Plc i ka urdhëruar punonjësit të mbajnë distancë prej 2 metrash nga njëri tjetri dhe korridoret e ambienteve të punës janë ndarë në dy korsi në mënyrë që njerëzit të mos caken me njëri tjetrin. Ndërsa brenda ambienteve të konglomeratit rus Sistema, masat janë pak më të lehta por kontrrolle rutinë të temperaturave i’u zhvillohen punonjësve.

Ambientet e punës në zyrat qëndrore të Netflix

Më Shumë Hapësirë  

Dizenjuesi i hapësirave fleksible Knotel, i cili ka krijuar hapësirat e punës të Uber-it, Netflix e shumë kompanive të tjera shprehet se tani me koronavirusin në këmbë dizajni i ambienteve të punës duhet të ndryshojë. Zyrat duhet të jenë më pak të dendura dhe të vishen me pajisje që të jenë antivirale, sipas Amol Sarva drejtuesit ekzekutiv të Knotel.

Në Kinë kompania Cushman & Wakefield ka ndihmuar rreth 1 milionë punonjës të saj të kthehen në zyrat e saj prej 74 milionë metrash katrorë. Ajo i ka ndryshuar ambientet e punës në mënyrë që të reduktohet sa më shumë të jetë e mundur mundësia e përhapjes së virusit brenda stafit të punonjësve. Disa prej ndryshimeve të bëra përfshijnë tapete me ngjyra poshtë tavolinave të cilat tregojnë hapësirën personale që duhet të ketë secili punonjës, xhama peçigllasi midis tavolinave që gjenden përballë njëra tjetrës dhe shenja që tregojnë korsitë e lëvizjeve brenda ambienteve të punës.

Më Pak Takimë

Numri i takimeve do të reduktohet dhe mbledhjet e mëdha as që nuk bëhet fjalë të realizohen shprehet CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, i cili ka anulluar të tërë eventet që do realizohen këtë vit në kompaninë e tij e në të cilat do të merrnin pjesë 50 apo më shumë individë. Shumicës së punonjësve i’u kërkohet të punojnë nga shtëpia gjer në maj dhe ata që e kanë të neojshme të vazhdojnë punën nga shtëpia do të munden të vazhdojnë kështu gjer në fund të verës.

Abcam Plc, kompani angleze e kërkimeve të proteinave shprehet se 40 nga 300 punonjësit e saj me rezidencë në Kinë kanë nisur të kthehen në punë që në 14 shkurt. Ndërsa tani kompania i ka ndarë punonjësit në dy turne në mënyrë që të zmadhohet sa më shumë të jetë e mundur distancimi social midis tyre e njëkohësisht operacionet e saj të prodhimit, logjistikës dhe punëve laboratorike të vazhdojnë pa probleme.

Fabrikat

Në 10 shkurt Winly Automative Ltd e vendodhur në Wuhan i është dhënë një listë me udhëzimesh që kompania duhej t’i plotësonte përpara nisjes së punës. Njëra prej tyre e më kryesorja ishtë që kompnisë të kishte 1 muaj stok maskash dhe xhela dezifektantë për duart.

Në Siatëll, kompania Boeing ka nisur një plan me departamentin e punës të Washingtonit për mënyrën se si do vazhdohet puna brenda fabrikave të saj. Ajo fillimisht planifikon të shpërndajë maska të zakonshme për punonjësit e saj ndërsa maskat N95 do të ruhen për raste më emergjente. Gjithashtu është bërë e një plan se si të vazhdojë puna normalisht brenda fabrikës por duke mbajtur distancën e largët midis punonjësve.

Airbus SE i ka ndarë punonjësit në dy grupe njëri ekipi i kuq e tjetri ekipi blu. Ekipet nuk e shohin njëri tjetrin pasi ata përdorin rrugë të ndryshme për të hyrë e për të dalë nga godina e punës. Kompania Ford Motor Co po eksperimenton me pajisje që vishen në trup e nisin të sinjalizojnë një alarm nëse punonjësit afrohen më shumë se çduhet me njëri tjetrin.

Duke qënë se virusi mund të transmetohet e nga ata individë që nuk shfaqin simptoma shumë kompani po i’u bëjnë teste të disa hershme të temperaturës punonjësve brenda ambienteve të punës duke shfrytëzuar termometrat apo kamerat me imazhe termale siç është dhe duke vepruar Fiat Chrsyler Automobiles në Nevada të ShBA-së.

Fiat Chrsyler, CEO i të cilës po biseon me Trumpin mbi mënyrën se si mund të rihapet ekonomia, iu ka kërkuar punonjësve që dy orë përpara nisjes së punës të plotësojnë një formular për shëndetin e tyre që provon se ata nuk kanë pasur ndonjë prej simptomave të Covid-19 e më pas përmes kodit QR që iu është dhënë ata mund të futen brenda godinës së punës duke dorëzuar e formularin e shëndetit.

Ndërkohë disa kompani të tjera i kanë mbyllur kafenetë brenda ambienteve të punës dhe i kanë zëvëndësuar ato me makineritë automatike në të cilat ti mund të marrësh ushqime e kafe. Dongfeng PSA në Wuhan iu ka kërkuar punonjësve që të mbajnë distancimin prej 1.5 metrash si dhe të qëndrojnë me kurriz me njëri tjetrin.

 Në linjat ajrore

David Powell këshillues mjekësor për Shoqatën e Transportit Ajror shprehet se kur transporti ajror të rinisë me shumë mundësi që xhelat dezifektues të duarve dhe maskat e fytyrave do të kthehen në diçka standarte në shumicën e aeroporteve.

Linja Ajrore e Emirateve të Bashkuara u shpreh këtë javë se do ishte e para që do të zhvillonte teste të shpejta gjaku për Covid-19 të cilat do të tregonin rezultatet brenda 10 minutave për pasagjerët që fluturojnë të mërkurave nga Dubai në Tunizi. Kompania planifikon t’a zgjerojë këtë proçedurë e për fluturime të tjera sipas shefit të operacioneve zotit Adel Al Redha.

Ndërsa linja të tjera ajrore po aplikojnë mënyra më pak invazive. Në ShBA psh America Airlines planifikon që t’i vazhdojë fluturimet por duke i’u ofruar pasagjerëve distancë nga njëri tjetri si dhe duke rritur numrin e pastrimeve.

Dyqanet

Në Kinë po bëhet standarte që të testohet temperatura në momente të ndryshme të ditës tënde si psh kur ti vete për pazar, në lokale, e punë.

Rrjeti i dyqaneve Levi Strauss & Co në Kinë po i dezifekton tre herë në ditë ambientet e saj si dhe i’u kërkon klientëve kontrrolle të temperaturave dhe të veshin maska përpara se të hyjnë në dyqan.

Por është akoma e paqartë nëse këto praktika do të aplikohen e në vende të tjera të botës, ndonëse shumë kompani të tjera në Azi janë shprehur se do të mësojnë sa të jetë e mundur nga kultura e vendosur në Kinë.

Blerje nga makina jote (Drive-Thru Shopping)

Një teknikë tjetër është mbajtja e klientëve larg ambienteve të brendshme të dyqaneve. Dixons Carphone Plc po mendon për plane në të cilat klientët do të mund të blejnë duke bërë porosi nga një panel që ndodhet në parking të dyqanit e më pas punonjësit vijnë e i’a çojnë produktet brenda bagazhit të makinës.

Ndërsa në Kinë agjentët e shitjes të produkteve të luksit po ndërveprojnë me klientët e tyre duke i’u bërë atyre marketing nëpër rrjete sociale. Madje disa agjentë i kanë futur klientët e tyre besnikë në grupet e WeChat-it e aty i’u çojnë produktet më të fundit që kanë ardhur.

Restorantet

Në Kinë restorantet dhe baret po hapen përsëri por më ndryshime në ambientet e tyre të brendshme. Hapësirat midis klientëve janë rritur si dhe shumë tavolina në të cilat më parë uleshin 6 persona në shumë vende i’u thuhet klientëve se veçse një mund të ulet.

CEO i firmës së kërkimeve Datassential, Jack Li, shprehet se me shumë mundësi tani do i shohësh restorantet me tavolina të larguara me njëra tjetrën si dhe pagesat do të bëhen përmes kartave në ekrane kompjuterikë që do kenë klientët në tavolina të tyre, në mënyrë që të ulet kontakti midis klientëve dhe punonjësve.

Ndërkohë shumë zinxhirë restorantesh po fokusohen në shitjen e produkteve që kanë pasur më shumë sukses e që përgatiten më kollaj. Psh McDonald’s i ka thënë lamutmirë menusë së saj të mëngjesit duke u fokusuar veçse te fast food-et.

Kinematë

Në ShBA kinematë janë në pritje të lejes së qeverisë për të nisur aktivitetin e tyre. Ndërkohë Cinemark Holdings zinxhiri i tretë më i madh i kinemave në ShBA është në diskutim me kompanitë e prodhimit të filmave për të shtyrë shfaqjen e filmave të sukesshëm në data të mëvonshme. Menaxherët e Cinema Holdings shprehen për Blommberg se do të detyrohen të ulin shumë më pak klientë në ambientet e tyre në mënyrë që të respektohet distancimi social.

Kazinotë

Kazinotë po mendojnë që të hapin ambientet e tyre me një të tretën e dhomave ekzistuese në mënyrë që të ketë hapësirë midis klientëve teksa lëvizin në ambientet e tyre si dhe kontrrolle temperaturash do iu kryhen atyre në momente të ndryshme. Ndërsa punonjësit e kazioneve do pajisen me maska e dorashka si dhe do mbajnë distancë me klientët.

Parqet e Argëtimit

Industria prej 19.3 miliardë dollarësh në ShBA gjithashtu po bën plane për të ndryshuar mënyrën e organizimit të punonjësve dhe operacioneve të saj.

Punonjësit parashikohen që të veshin maska dhe t’iu bëhen teste për koronavirusin sipas Dennis Seigel një konsulenti në Cincinnati për parqet e argëtimeve.

Operatorët gjithashtu mund të aplikojnë rradhët virtuale në të cilat klientët rezervojnë rradhën e tyre dhe vijnë për të bërë xhiron në momentin që iu jepet njoftimi përmes një aplikacioni.

“Parku i argëtimit i së ardhmes do të jetë shumë ndryshe me atë që jemi mësuar të shohim gjer më sot, do ketë më shumë distancë midis punonjësve si dhe më shumë pastërti” shprehet zoti Speigel.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë