Politike

Si do të funksionojë ‘Diella’? Rama jep detaje: Shemb pengesat burokratike

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, vuri theksin te rëndësia që do të ketë Diella, anëtarja më e re e kabinetit dhe projekti i saj “AI 4” për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërsa tha se inovacioni dhe inteligjenca artificiale do jenë bazat e programit qeverisës, Rama shprehu keqardhje për kundërshtimet ndaj emërimit të Diellës në kabinet dhe theksoi se pozicioni i saj është zyrtar.

“Diella do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin e këtij procesi të anëtarësimit. Ajo do të mbështetet nga AI 4 që do të ketë lirinë e plotë të operojë.

Akseleratori AI  4 do të bashkojë talentet më të mira brenda vendit, shqiptare dhe në diasporë, por edhe të huaj. Do të ndërtojë kompani që mund të kenë vlerë të konsiderueshme për Shqipërinë.

Diella me akseleratorin e saj AI 4 do të pasqyrojë bukur Shqipërinë si një vend me ambicie.

Do ta kthejë institucionet në platformat zhvillimore të AI. Jam i keq ardhur për kundërshtimet për Diellen si anëtare e kabinetit dhe me keqkuptimet për rolin.

Duke qenë se Diella është e integruar në dekretin e presidentit, atëherë para se të vazhdoj më tej kërkoj nga shërbimi i Kuvendit t’i japë fjalën Diellës”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë