Mendim

Si dështoi misioni më i madh i Bashkimit Europian në Kosovë?

Ndërkohë që Misioni Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX) përgatitej të largohet nga Kosova, pas një mandati intensiv dhjetëvjeçar, opinioni publik mbi arritjet e përfaqësuesve të BE-së në Prishtinë është i ndarë: ai mbështetet nga zyrtarët por kritikohet nga publiku. Në kohën kur të gjithë menduan se zyrtarët e EULEX-it po bënin gati valixhet pas raporteve se BE-ja do t’i jepte fund operacioneve të saj gjyqësore në Kosovë, misioni mori edhe një tjetër mandat dy-vjeçar, me bekimin e Presidentit të Kosovës. Pas vendimit të Këshillit Europian dhe shkëmbimit të letrave diplomatike midis Presidentit Hashim Thaçi dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, u zyrtarizua se EULEX-i do të qëndrojë në Prishtinë deri më 14 qershor të vitit 2020.

https://twitter.com/PrishtInsight/status/1003648179492020224?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.euractiv.com%2Fsection%2Fjustice-home-affairs%2Fnews%2Fcriticism-as-kosovo-justice-mission-eulex-closes-judicial-operations%2F

Duke shpenzuar qindra miliona euro gjatë kësaj dekade, qindra gjyqtarë dhe oficerë policie shërbyen me EULEX-in, misionin më të madh civil të ndërmarrë nga Bashkimi Europian. Gjyqtarët europianë dhanë mbi 648 vendime, mbi korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave, krimet e luftës dhe trafikimin njerëzor. Alexandra Papadopoulou kryetarja e EULEX Kosova i përcaktoi si pjesë të trashëgimisë së Kosovës shumë probleme të hasura gjatë misionit.

Pas zbarkimit të EULEX-it në dhjetor të 2008s-ë, detyra e tij e parë ishte shqyrtimi i anëve të forta dhe të dobëta në kuadër të fushës së sundimit të ligjit. Gjatë dy viteve të para të mandatit, ky mision ka përkrahur qeverinë kosovare duke monitoruar, mentoruar dhe këshilluar institucionet e sundimit të ligjit (Drejtësinë, Policinë dhe Doganën).

"Ka qenë një dekadë e denjë për Kosovën- tha Presidenti Hashim Thaçi- Institucionet e Kosovës kanë përfituar shumë nga bashkëpunimi me EULEX-in". Por në raportin e tij të fundit, Komisioni Europian tha se në Kosovë "korrupsioni është i përhapur dhe mbetet një çështje tejet shqetësuese". Gazeta “Zëri” i referohej me sarkazëm premtimit të EULEX për të kapur "peshqit e mëdhenj", duke thënë se misioni arriti të kapte vetëm “peshqit e vegjël".

Krimet e luftës

Nga tre krerët kryesorë të kryengritësve shqiptarë, Sami Lushtaku dhe Fatmir Limaj u liruan nga akuzat për krime lufte, ndërsa Sylejman Selimi u dënua me tetë vjet burg për torturimin e të burgosurve. Ndër rastet e pazgjidhura është edhe vrasja e gazetarit të shquar Xhemail Mustafa, i cili u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në vitin 2000. Madje ish këshilltari i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, kishte denoncuar dhunën e kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kundër kundërshtarëve. Për vajzën e tij Beriane Mustafa, EULEX është " një mision krejtësisht i dështuar".

"Nuk e kuptoj se si është e mundur që një mision i BE-së me të gjitha këto burime nuk ka mundur të zgjidhe asnjë nga këto vrasje- tha Mustafai, një 36 vjeçar nga Kosova, duke iu referuar një seri vrasjesh politike të pasluftës-Pavarësisht se përdhunimet sistematike nga forcat serbe të sigurisë kanë lënë mijëra, EULEX-i nuk zgjidhi asnjë rast të vetëm dhe nuk arriti të ndëshkonte asnjë autori të këtyre krimeve".

Lufta në Kosovë pati më shumë se 1300 viktima, por EULEX-i arriti të zgjidhte vetëm 25 raste, bëjnë të ditur mbikëqyrësit e qendrave humanitare. Sipas EULEX-it, pjesa më e madhe e të dyshuarve për krime lufte të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës janë serbë të Kosovës, ose shtetas serbë. Por ata nuk janë më në Kosovë. Zyrtarët europianë  shprehen se gjyqësori i Kosovës (përfshirë EULEX-in) mund të kryejë hetime kundër kryesve të pretenduar të krimeve, por ka juridiksion vetëm në Kosovë. “Ne të gjithë veprojmë sipas ligjit të Kosovës, dhe ligji i Kosovës thotë që askush nuk mund të gjykohet në mungesë. Nëse autorët e pretenduar të krimeve janë jashtë vendit, nuk mund të bëjmë shumë, vetëm mundemi t’i ndajmë informatat të cilat i kemi me shërbimet e ndjekjes penale në juridiksionet e tjera, dhe ne e bëjmë këtë”, deklaroi EULEX, disa vite më parë, në faqen e tij zyrtare.

"EULEX është një dështim ... një ide shumë e mire që u zbatua shumë keq", tha Andrea Capussela, ish-zyrtar i lartë e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), një organizëm ndërkombëtar i ngarkuar për të ndihmuar Kosovën në vitet e para të pavarësisë. Ai shkroi një libër mbi ndërtimin e shtetit në Kosovë, duke theksuar se të gjithë treguesit në dispozicion sugjerojnë se gjatë 10 viteve të mandatit të EULEX-it sundimi i ligjit nuk është forcuar, por është dobësuar. Andrea fajësoi paaftësinë menaxheriale, oportunizmin dhe preferencat politike të zyrtarëve të lartë të  EULEX-it në Kosovë.

Megjithëse nuk u provuan kurrë, akuzat për korrupsion ndaj gjyqtarëve të EULEX-it nuk kanë përmirësuar imazhin e misionit në mesin e popullatës lokale.

"Do të kishte qenë më mirë nëse Europa do të kishte investuar këtë shumë të madhe në krijimin e vendeve të punës," tha Jonuz Muftiu, një nga avokatët që mori pjesë në mision. Megjithatë, Papadopoulou argumentoi se misioni i saj nuk mund të zgjidhte me një shkop magjik të gjitha problemet e Kosovës dhe të përmirësonte sundimin e ligjit, i cili ka disa vjet vendosur.

Ndërkohë, Ariana Qosja, studiuese në KIPRED, tha se ishte pesimiste për rezultatin e hetimeve të papërfunduara të EULEX-it që tani po transferohen në gjyqësinë vendase. Sipas saj, në Kosovë, gjyqësori vazhdon të jetë nën direktiva politike.

Burimet: "Euroactiv", "Eulex", "EuObserber"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë