Jete & Stil

Në fillim gjërat më të rëndësishme pastaj punët urgjente

Mendoni sikur keni dy detyra të rëndësishme për të bërë.

Njëra nuk është aq e rëndësishme por është e nevojshme të bëhet shpejtë, ndërsa tjetra është shumë e rëndësishme por nuk është urgjente.

Një studim i ri tregon se shpesh njerëzit do të zgjidhnin kundër interest të tyre duke bërë atë punë e cila është urgjente por më pak e rëndësishme. Sa më i zënë të jesh aq më shumë mundësi ka që të zgjidhni për të bërë atë punë e cila është më urgjente.

Studimi, i publikuar së fundmi në gazetën “Journal of Consumer Research”, konfirmon disa nga frikërat tona më të këqija. Ne jemi të tmerrshëm në vendosjen e prioriteteve dhe bota modern është duke e bërë këtë problem Akoma edhe më keq.

“Shpesh herë, ne jemi aq të zënë duke menduar për kohën dhe urgjencën e gjerave sa harrojmë dhe humbim kuptimin e produktivitetit të asaj që bëjmë. Ne nuk pyesim pse ose nëse duhet që të bëjmë gjëra”, tha Mengu Zhu, një kërkues mbi sjelljen e konsumatorëve në Univeristetin Johns Hopkins dhe udhëheqës i kërij studimi.

Studimi nisi nga frustrimi i Zhu-së, me vendimet që duhet të merrte në jetë. Ajo e gjeti veten duke lënë mënjanë vendimet të rëndësishme personale, si të shkonte te mjeku, dhe duke dhënë prioritet vendimeve urgjente si ishte kthimi i emaileve.

Disa vite më parë ajo mori një telefonatë, nga e cila mori vesh se shumë miq të saj kishin zhvilluar kancer në fazat e fundit të kësaj sëmundjeje, të cilën nëse do të ishin vizituar më herët do ta kishin kapur në fazat e para. Kjo gjë e bëri Zhu- në që të rishikonte edhe njëherë prioritetet në jetën e saj.

“Nëse e mendon, një checkup në vit mund të të shpëtojë jetëm, por ne, ose të paktën unë, gjithmonë e shtyjmë këtë kontroll. Gjithmonë do të ketë prezantime kërkimesh që duhen bërë për të nesërmen”, tha Zhu.

Duke u munduar të kuptojnë mekanizmat psikologjikë pas kësaj sjelljeje, Zhu dhe bashkëautorët e këtij studimi, dizanjuan një eksperiment.

Ata preantuan 124 persona me dy detyra, të cilat ishin për të bërë një kritikë të një produkti. E vetmja diferencë mes këtyre dy detyrave ishte shpërblimi që merrej për secilën prej tyre. Për njërën jepeshin 3 çokollata ndërsa për tjetërn 5. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në eksperiment zgjodhën detyrën që shpërblehej me 5 çokollata.

Më pas studiuesit shtuan elementin e emergjencës, duke u thënë pjesëmarrësve se njëra nga detyra duhej të realizohej për 10 minuta dhe tjetra për 24 orë. Edhe pse ajo që duhej të realizohej për 24 orë kishte shpërblim më të madh, 31% e pjesëmarrësve zgjodhën të bënin detyrën më urgjente.

E njëjta situatë ndodhi edhe në momentin që çokollatat u zëvendësuan me para të vërteta. Pjesëmarrësit zgjidhnin të bënin detyrën më urgjente edhe pse paguhej më pak.

Nga ky eksperiment, studiuesit mësuan se njerëzit të cilët ndiheshin më të zënë në jetën e tyre ishin më të prirur për të zgjedhur detyrat më urgjente.

“Kjo tregon se njerëzit të cilët ndihen të zënë gjatë gjithë kohës, bëhen të varur ndaj presionit të kohës”, tha Zhu, duke shtuar se : “ Ata humbin objektivitetin dhe ndjekin detyra vetëm për ti bërë ato”.

“Gjetja interesante këtu është se nuk është vetëm koha një faktor në marrjen e vendimeve”, është shprehur Ashwani Monga, e cila nuk ishte e përfshirë në këtë studim, por që ka studiuar për një kohë të gjatë sjelljen konsumatore në Universitetin Rutgers.

Ne shpesh e mendojmë kohën tonë si një kuptim për fundin, tha Monga. “Por kjo tregon se sa e thjeshtë është që duke u dhënë gjërave një afat të shkurtër, të ndryshosh vëmendjen nga faktorët e tjerë kyç në marrjen e vendimeve”.

Me fjalë të tjera, koha ndalon nga të qenit një simbolik e fundit dhe bëhet vetë fundi. Shqetësimi se jemi duke u fokusuar në gjërat e gabuara në jetë, e ka ndjekur njerëzimin që nga kohët e lashta.

“Bëni më të mirën në çdo mundësi të dhënë në këto ditë të këqija”, thotë Bibla.

Gjatë kohëve të fundit, një ekuacion i bazuar mbi parimet e presidentit Eisenhoëer ka filluar të përdoret për  të ndihmuar njerëzit të marrin vendime kë do të zgjedhin, nevojat urgjente apo ato të nevojshme, si dhe ato që duhet të shmangin. Ekuacioni është i bazuar në një thënë të presidentit: “ Kam dy  lloje problemesh, urgjente dhe të rëndësishme. Urgjentet nuk janë më të rëndësishme dhe të rëndësishmet nuk janë kurrë urgjente”.

Gjatë dekadës së fundit, numri i kërkimeve për mënyrën se si njerëzit marrin vendimet janë rritur. Shumë prej tyre sugjerojnë se koha jonë dhe vëmendja vendosen nën presion, duke ndryshuar kështu shoqërinë dhe individin.

Zhu është përqëndruar në vendosjen e gjërvae të rëndësishme në jetën e saj në fillim, pas lindjes së fëmijës së saj të tretë. Por edhe për të, vendosja e vendimeve në aksion vazhdon të jetë e vështirë.

“I kam premtuar vetes time, që me lindjen e këtij fëmije, unë do të vendos gjërat e rëndësishme të parat në jetën time. Por përshembull kur më telefonuat ju për sa i përket studimit tim, unë jam duke bërë një intervistë nëpërmjet telefonit me fëmijën tim në krah”, u shpreh ajo.

Çelsi është të mboshtim ndjenjën tonë përballë gjërave urgjente, ëhstë të mendojmë për vendimin që do të marrim përpara se ta marrim atë. “Merr një moment kohë dhe pyete veten tënde. A është kjo telefonatë vërtetë e rëndësishme? Pra, nëse kjo ndihmon të tjerët në jetën e tyre, atëhere po”.

“Hile” të tjera që kërkuesit rekomandojnë është të merrni një vendim në të tashme që do t’ju ndalojë në të ardhmen nga marrja e vendimeve urgjente, por tju shty drejt marrjes së vendimeve të rëndësishme. Përshembull, vendosini kohë të ndryshme për të punuar në gjëra të rëndësishme. Vendosni kufizime në kohën që shpenzoni duke kthyer emailed dhe në atë që harrxhoni në telefon.

“Kjo ndihmonë për të rregulluar jetën tuaj për periudhë afatgjate, mendoni pamjen  e madhe”, u shpreh Monga, kërkimet e të cilës janë fokusuar në mënyrën se si njerëzit zgjedhin të marrin vendimet e tyre.

“Ne përballemi gjatë gjithë kohës me çështje të vetëkontrollit, njësoj si të konsumojmë një hamburger dhe të ushtirmit në palestër për një kohë të gjatë”, u shpreh ai duke shtuar se: “ Gjithaçka që ju shkon në mendje duhet menduar në mënyrë afatgjate , pasi vetëm kështu mund të merrni vendime të mira në të tashmen”.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë