Shendet

“Qetësi” në qendrat e vaksinimit, e qytetarët që nuk i lë fasha e moshës për t’u vaksinuar

Me sy të lirë në momente të ndryshme të ditës pranë dy qendrave të mëdha të vaksinimit në Tiranë, në Sheshin “Skënderbej” dhe në stadiumin “Air Albania” , vëren se fluksi i qytetarëve nuk është si në ditët e para. Nga arkiva e fotografive Gazetasi.al risjell imazhe se si dukej para  pesë ditëve përpara çadrave të vaksinimit më parë në Sheshin “Skënderbej”

Dy fotografitë i përkasin datës 15 prill.

Por vetëm më pak se një javë më pas, numrat të paktën vizualisht nuk janë njësoj. Mungojnë radhët e gjatë dhe pritjet. Në disa moment të të paktën për tre ditët e fundit, Gazetasi.al ka vërejtur se vendet e vaksinimiit janë bosh. Fotografi e mëposhtme tregon një çast nga dita e sotme( e mërkurë).

Në  Sheshin “Skënderbej” ku numri i personave që presin përpara qendrës është shumë i paktë dhe rojet thonë se nuk mund të shkosh përtej tyre për të marrë një informacion  më tepër.

Ndërsa në stadiumin “Air Albania” një përfaqësuese me të cilën foli Gazetasi.al nuk e pohoi rënien e fluksit. Ajo tha se “puna vijon me të njëjtin fluks, por nuk mund të them gjë për numrat saktësisht sa vijnë në ditë.

Disa ditë më parë në një konferencë për mediat Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP,Silva Bino, ka shpjeguar se nuk ka pasur ulje të kërkesave për vaksinim por ka ndikuar muaji i Ramazanit pasi besimtarët mendojë se futja në trup e disa produkteve gjatë kësaj periudhe quhet haram. Bino shpjegoi se këtë gjendje edhe e kishin parashikuar.

Sipas  të dhënave zyrtare, që  prej janarit, është vaksinuar vetëm 11 për qind e popullsisë ose 345,944 vetë.

Zyrtarisht  autoritetet e shëndetit kanë marrë që prej janarit mbi 700 mijë doza ç’ka u jep atyre mundësinë të kenë dyfish vaksinime.  Por nëse kjo rënie  vizive e e  fluksit të  qytetarëve që presin të vaksinohen  lidhen me pritjet që kanë qyetarët e besimit mysliman për shkak të muajit të Ramazanit atëherë pse duhet të presin të tjerët të vaksinohen por që janë jashtë fashës së moshës që lejohet deri tani. Përfaqësuesi i mediave nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i tha Gazetasi.al se teologët e fesë islame kanë deklaruar se vaksina nuk e prish agjërimin dhe i kanë këshilluar besimtarët mysliman që ta kryejnë vaksinën. Për të parë qasjen e besimtarëve, Gazetasi.al foli me disa prej tyre në kryeqytet.

“Ne e kemi që të mos bëjmë serumin gjatë periudhës së çeljes pra syfyrit dhe të iftarit sepse konsiderohet si ushqim, ndërsa për vaksinën  ky është një rast i ndryshëm, është një emergjencë për shëndetin e zoti nuk e bën haram shëndetin”, tha Tefta, një besimtare e cila po shkonte në xhaminë e re të Kombinatit me të cilën Gazetasi.al komunikoi.

Qytetarët besimtarë treguan se nuk e kanë menduar që të mos bëjnë vaksinën dhe as nuk kanë këshilluar dikë tjetër më të madh në moshë të mos e bëjë vaksinën, në muajin e Ramazanit, pasi nuk ka ndonjë efekt.

“Nuk ka asnjë problem tëbëhet vaksina, kjo është thënën edhe nga teologët me kohë. Unë për veten time nuk e shikoj si problem”, i tha Gazetasi.al një prej besimtarëve që sapo hynte në xhaminë “Dine Hoxha”.

Përfaqësues në xhami të ndryshme në Tiranë shpjegojnë se imamët e njohur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i kanë këshilluar qytetarët që ta bëjnë vaksinën, por gjithsesi kjo mbetet në dorën e tyre. Megjithatë  pyetja “se pse ka rënie të të frekuentim në qendrat e vaksinimit” mbeti  pa përgjigje nga autoritet.

Por ndërkaq, Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino i tha Gazetasi.al se po vijon i njëjti proces, duke alternuar fashën e moshës 60+ me grupet e riskut.

“Mua nuk më ka ardhur radha se nuk jam mbi 60 vjeç. Jam 58 vjeç dhe kur të afrohet mosha ime do ta bëj vaksinënpa hezitim”, shpjegoi Lefteria një prej qytetareve që Gazetasi.al hasi në rrugë.

Njëjtë si ajo kishte dhe të tjerë që nuk vaksinohen pasi kanë ka ardhur radha e tyre. Madje disa prej tyre ndjehen të pashpresë për faktin se fasha moshore po lëviz me ritme të ngadalta.

“Unë që jam 30 vjeç pale kur më vjen radha”, tha Altini një tjetër qytetar i cili punon si shofer në transportin publik.

Ndërkohë, shifrat e deri tanishme të vaksinimeve( shumica me një dozë) janë të kënaqshme për institucionet, por ende shumë njerëz janë në pritje me padurim.

Pse kjo kohë kur fluksi ka rënë të mos shfrytëzohet për të tjerët dhe fitojmë kohën?!


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë