Gazeta Si – Nga shtatori Akropoli i Athinës do të prezantojë një numër të kufizuar vizitorësh. Tavani prej 20,000 turistësh në ditë shërben mbi të gjitha për të mbrojtur zonën, një vend i trashëgimisë së UNESCO-s, por synon gjithashtu të përmirësojë përvojën e tyre, shpesh të ngecur në radhë të gjata ose të detyruar të raskapiten në turmën që formohet rreth Partenonit.
Me verërat gjithnjë e më të nxehta, kompleksi tashmë kishte filluar të kufizonte orët e aksesit në disa raste dhe ishte mbyllur për disa orë tre javë më parë.
Tani mbërrin tentativa për të menaxhuar flukset, kundër fenomenit të “mbiturizmit”, turizmit masiv dhe të mbipopulluar që ul cilësinë e vizitës, si dhe ka ndikim në vendet që prek.
Masa e shpallur nga ministrja e Kulturës greke, Lina Mendoni, do të nisë në mënyrë eksperimentale nga 5 shtatori për të hyrë në fuqi përfundimisht në prill 2024.
Gjithashtu do të sigurohen edhe fasha për të reduktuar numrin e hyrjeve gjatë orarit të hapjes (nga 8 në mëngjes në orën 20:00).
Tre mijë personat e parë do të mund të hyjnë nga ora 8 deri në 9, dy mijë të tjerë në orën në vijim, e kështu me radhë me një numër të ndryshueshëm për pjesën tjetër të ditës.
Mesatarisht, sipas Elstat (agjencia greke e statistikave, e ngjashme me Instat-in tonë), ka pasur 23 mijë vizitorë çdo ditë në dy javët e fundit.
Gjatë vitit 2022 ishin tre milionë gjithsej, nga 1.2 milionë në 2021, ende në vazhdën e pandemisë.
Megjithatë, në tre muajt e parë të vitit 2023, akseset mesatare ditore u trefishuan në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Masa të ngjashme mund të përsëriten në vende të tjera historike në Greqi. Megjithatë, nuk është hera e parë që vende turistike apo me histori kanë bërë korrigjime të këtij lloji.
Luvri në Paris, i cili tërhoqi afro 8 milionë vizitorë në vitin 2022, ka një tavan prej 30,000 personash në ditë.
Ose, në Itali, siç është Venecia me biletën e hyrjes të miratuar nga këshilli bashkiak që do të nisë në vitin 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.