Jete & Stil

“Shumë punë njëherësh”… Keq për produktivitetin, keq për shëndetin mendor

Të gjithë jemi munduar të paktën një herë në jetë që të bëjmë dy punë përnjëherë pasi kemi dëgjuar se me pak mundim, mund t’ja dalim.
Pavarësisht se sa vëmendje i ka kushtuar shoqëria kësaj aftësie gjatë viteve, vetëm 2% e popullsisë mund të arrijnë të bëjnë dy punë përnjëherë pa ndikuar asnjëra tek tjetra.
Ka kuptim kur mendojmë se po ‘kryejmë shumë detyra’, por ajo që po bëjmë në të vërtetë është thjesht ndërrimi mes dy detyrave në të njëjtën kohë. Dhe ndërsa kjo mund të na bëjë të ndihemi sikur jemi shumë produktivë dhe po bëjmë shumë gjëra, ajo që ne po bëjmë në të vërtetë është të parandalojmë që të përqendrohemi në ndonjë prej atyre detyrave, sepse ne jemi vazhdimisht të shpërqendruar.
Të punosh nga shtëpia: ndikimi befasues i ndërprerjeve të shkurtra dhe të rregullta gjatë ditës “kur jeni duke u përpjekur të bëni shumë detyra, mund të jetë vërtet tërheqëse,” shpjegon Becky Spelman, psikologe dhe drejtoreshë e një klinike private të Terapisë. “E vetmja kohë që ‘shumë punë për një kohë’ mund të të vijë në ndihmë është nëse po bën një detyrë të automatizuar, për shembull, diçka për të cilën nuk duhet të mendoni, si të hekurosni, atëherë detyra tjetër është diçka për të cilën mund t’i kushtoni vëmendje”.

Ajo thotë se mund të bësh shumë punë përnjëherë në momentin kur je në gjendje t’i japësh fokusin tënd të plotë një gjëje.
“Problemi me përpjekjen për të bërë diçka që është fjalë për fjalë ‘e pamundur’ është se ne e vendosim veten në një pozitë ku po përpiqemi të bëjmë diçka të parealizueshme dhe kjo ka disa pasoja mjaft të tmerrshme.” thotë ajo.
Së pari, të bësh shumë detyra është rraskapitëse mendërisht. Ka një arsye pse ndiheni kaq të lodhur pas një dite që kaloni me shumë detyra të ndryshme, sepse shumë detyra detyrojnë trurin tonë që vazhdimisht të kalojë midis detyrave dhe përdor gjakun e oksigjenuar në tru, të cilën ne e përdorim për t’u përqendruar.
Spelman thotë se duke u munduar për të bërë shumë punë përnjëherë, ne humbim produktivitetin me 40%.
Gjithashtu, ‘dypunësimi’ mund të ketë ndikim negativ dhe në shëndetin tonë mendor.
“Studimet kanë treguar se kryerja e detyrave të shumta në të njëjtën kohë jo vetëm që ka potencialin për të rritur nivelet tona të stresit, por gjithashtu mund të rrisë rrezikun për depresion dhe ankth shoqëror dhe të çojë në probleme të kujtesës në planin afatgjatë.” thotë Spelman.
Kështu që herën tjetër kur do të gjeni veten duke iu përgjigjur e-maileve ndërsa shkruani një raport dhe dëgjoni një takim të Zoom, ndaloni. Duke bërë një hap prapa, duke çaktivizuar ato njoftime dhe duke i lejuar vetes të përqendroheni në një detyrë, ju nuk po i bëni vetëm produktivitetit tuaj një favor por po kujdeseni edhe për shëndetin tuaj mendor.
Burimi: Stylist. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë