Teknologji dhe Inovacion

Shumë mesazhe dashurie për Shën Valentin mund t’ua ketë shkruar… ChatGPT

Ka shumë të ngjarë që këtë vit, mesazhi juaj në Ditën e Shën Valentinit të shkruhet me pak ndihmë nga ChatGPT.

ChatGPT, chatbot i Inteligjencës Artificiale, është praktikisht i pashmangshëm në këtë moment.

Tashmë, ky mjet ka hyrë edhe në jetën tonë sentimentale. Një studim i McAfee anketoi 5100 persona mbi jetën e tyre sentimentale.

Nga sondazhi doli se 42% e meshkujve të anketuar në SHBA deklaroi se këtë vit do të përdorin IA për të shkruar mesazhe për Shën Valentinin. Më pak se një e pesta e femrave deklaroi se do ta bënte këtë. Arsyet personale ndryshojnë në rezultatet e sondazhit.

Disa duan ta përdorin ChatGPT prej dembelizmit, të tjerë, prej ankthit. 32% deklaroi se ky mjet do t’i ndihmonte për t’u ndier më të sigurt te vetja; 20% thanë se do të rriste eficiencën dhe se thjesht nuk kanë kohë për ta bërë vetë këtë gjë.

Në sondazh, 10% e personave deklaroi: “Nuk besoj se personi që më intereson apo partneri do ta dinte dhe do të ishte e thjeshtë dhe e shpejtë”.

24% thonë se nuk e dinë se çfarë do të dëshironte të lexonte partneri i tyre dhe, për rrjedhojë, diçka si ChatGPT mund ta largojë këtë stres.

Ndoshta edhe më alarmante është se shumë nga të anketuarit nuk ishin në gjendje të kuptonin nëse një mesazh dashurie ishte vepër e një njeriu apo e ChatGPT.

37% thanë se nuk kishte një mënyrë të qartë për ta dalluar këtë; 39% menduan gabimisht se një mesazh dashurie i shkruar nga IA ishte shkruar nga një njeri.

Burimi: Mashable/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë