Lajme

Shullazi u dënua, Ambasada amerikane: Kush e ka radhën?

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur vendimin e Krimeve të Rënda, që ndëshkoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

“Dita e djeshme (e martë) shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg”, thuhet në deklaratën e shpërndarë përmes rrjeteve sociale nga ana e ambasadës.

Aktualisht, zyra diplomatike amerikane në Tiranë ndodhet pa një titullar, pas largimit të Donald Lu drejt Kirgizistanit. Lu ishte i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij gjatë ushtrimit të detyrës në Tiranë dhe Emiljano Shullazi u mor prej tij disa herë si shembull se si krimi ja hedh pa u ndëshkuar në Shqipëri.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10155977729480838/?type=3&theater

Tani që Shullazi u dënua ambasada amerikane ngre në emër të qytetarëve shqiptarë një pyetjen: Kush e ka radhën?

Përfaqësia diplomatike e Uashingtonit e konsideron fitore të sundimit të ligjit ndëshkimin e Shullazit, por Partia Demokratike ndan një tjetër qëndrim. Përmes një deklarate ditën e martë, PD thotë se nëse Shullazi dhe grupi i tij nuk do të kishin pas mbrojtjen e mazhorancës, ndëshkimi ndaj tyre do të ishte akoma më i rëndë.

Vendimi është përshëndetur edhe nga Ambasada Gjermane në Tiranë.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndajpesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin qëtanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës përKrimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nukqëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri”, thuhetnë deklaratën e ambasadores Schutz.

https://www.facebook.com/AmbasadaGjermaneTirana/posts/10155585968771353

Ambasada gjermane thotë se është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. “Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, mbyllet reagimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë