Regjisori amerikan, William Friedkin, vdiq të hënën. I njohur dhe i famshëm mbi të gjitha për regjinë e “The French Connection”, me të cilin fitoi Oscar për regjinë më të mirë në vitin 1972 dhe “The Exorcist”, një nga filmat horror më të njohur në histori.
Ai ishte 87 vjeç. Vdekja e tij u konfirmua për Hollywood Reporter nga gruaja e tij, producentja Sherry Lansing.
Friedkin lindi në Çikago në vitin 1935. Prindërit e tij ishin hebrenj me origjinë nga Ukraina. Ai e kishte filluar karrierën e tij në vitet 1960, duke drejtuar reklama dhe prodhime televizive.
“The French Connection” ishte filmi i tij i katërt. Filmi flet për mënyrën sesi dy detektivë narkotikësh të Nju Jorkut përpiqen të rikuperohen nga disa prej dështimeve të tyre duke ndjekur një drejtim që i çon në arrestimin e mundshëm të trafikantit të njohur francez, Alain Charnier.
“The French Connection” mbahet mend edhe sot për fillimin e karrierës së Hackman-it dhe për një skenë të gjatë ndjekjeje, më e njohura e filmit, e konsideruar nga shumë njerëz si një nga më të mirët në historinë e kinemasë. Friedkinit iu deshën pesë javë për ta xhiruar, me shumë vështirësi. Vite më vonë ai i tha New York Post se shpesh mendonte përsëri në atë skenë dhe se e kuptoi se kishte rrezikuar shumë, sepse “vetëm me ndihmën e Zotit askush nuk u lëndua apo vdiq”.
Një vit më pas u publikua “The Exorcist”, i cili arriti sukses të jashtëzakonshëm me audiencën dhe kritikën, me të cilin Friedkin fitoi një tjetër nominim për Oscar për regjinë më të mirë.
Disa vite më parë, regjisori i famshëm amerikan Martin Scorsese e quajti atë një nga filmat më të frikshëm të realizuar ndonjëherë, “ende tremb tmerrësisht sot, ashtu si ditën kur doli”.
Në vitet në vijim Friedkin drejtoi disa filma të tjerë, nga të cilët një nga më të cituarit është “To Live and Die in L.A”, me Willem Dafoe dhe John Turturro. Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk arriti suksesin e “The Exorcist” dhe “The French Connection”. Në vitin 2011 ai drejtoi filmin e tij të fundit, Killer Joe, një thriller me Matthew McConaughey dhe Emile Hirsch.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.