Gazeta Si – Shuhet në moshën 91-vjeçare shkrimtari dhe skenaristi i njohur Nasho Jorgaqi. Lajmin e ka bërë me dije në një status në rrjetet sociale, nipi i tij.
Ai bën me dije se homazhet në nder të tij do të zhvillohen nesër pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë.
Jorgaqi ishte skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe kishte marrë titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.
Jorgaqi është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.
Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”,” Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj. Ai është shterues i gjthë veprimtarisë letrare te Nolit me veprën madhore, shumëvëllimshe, “Udhëtim me Fan Nolin”. Homazhet do mbahen nesër në Akademinë e Shkencave nga ora 12.00 në 14.00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



