Njerez

Shuhet ish-presidenti francez Zhak Shirak, buldozieri i politikës europiane

Ish-presidenti francez Zhak Shirak ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 86 vjeçare.
Pavarësisht lajmeve kontradiktore mbi gjendjen e tij shëndetësore mësohet se ish presidenti vuante nga probleme neurologjike për shkak të një iktusi që e goditi në vitin 2005. Media franceze theksojnë po ashtu se Shirak vuante edhe nga sëmundja e Alzheimer-it. Ishin problemet shëndetësore dhe ato gjyqësore që shtynë Shirakun të tërhiqej nga jeta aktive politike.

Shirak shërbeu si kryetar i Bashkisë së Parisit për më shumë se 20 vjet dhe për dy mandate si kryeministër para se të bëhej President në vitin 1995, detyrë të cilën e mbajti për 12 vjet. Ai është i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë të qeverisjes, duke u quajtur edhe "Buldozeri"

Gjatë dy mandateve si president ai e futi Francën në Eurozonë. Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.

Një nga gjestet më të mëdha të Shirak ishte pranimi se Franca ishte përgjegjëse për mbledhjen e rreth 76,000 hebrenjve për ti të dërguar në kampet naziste të vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fjalimi i tij se marrëzia kriminale e okupimit gjerman u ndihmua nga populli dhe shteti francez ngriti tabunë e fundit të regjimit kolektiv Vichy.

Shirak do të mbahet mend ndërkombëtarisht për kundërshtimin e fortë të Francës ndaj pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA. në vitin 2003. Pikërisht me qëndrimet e tij anti-luftë, pëlqimi i qytetarëve ndaj tij u rrit me 90%. Megjithëse se e la Francën po aq të ndarë dhe duke luftuar me borxhin në rritje, pabarazitë dhe papunësinë sërish ai ishte një nga politikanët më të preferuar të francezëve.

“Lufta është gjithmonë zgjidhja e fundit. Gjithmonë është dëshmi e dështimit. Gjithmonë është zgjidhja më e keqe, sepse sjell vdekje dhe mjerim“ tha ai një javë para se forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA do të pushtonin Irakun.

Ai u fut në jetën politikë në fillimin e viteve 1960, si këshilltar i kryeministrit George Pompidou, duke u bërë deputet në Corrèze dhe më pas ministër. Para se të bëhej përfundimisht president në 1995, ai themeloi një parti politike, Rally Gaullist për Republikën, shërbeu dy herë si kryeministër dhe dështoi dy herë në zgjedhjet presidenciale.

Nga euroskeptiku i virgjër në fund të viteve 1970, ai transformua në mbrojtësin e euros 10 vjet më vonë. Gjatë më shumë se 43 viteve në politikë, Shirak u cilësua si një “buldozer” dhe “vrasës” i rivalëve. Ai ishte presidenti i fundit francez që kishte përvojë të drejtpërdrejtë nga luftat dhe kjo gjë e bënte një fans të strategjisë ushtarake dhe të kujdesit ndaj luftës.

Shirak do të mbahet mend mbi të gjitha si një mjeshtër në artin e joshjes politike. Për dekada të tëra ai e magjepste publikun me takimet e pafundme të qytetarëve. Ai shtrëngonte aq shumë duar gjatë udhëtimeve të tij në Francë, saqë gjatë natës i zhyste gishtat në një kovë me akull.

Ai kishte një nevojë të pashpjegueshme për të prekur dhe takuar njerëzit, pavarësisht nëse ishte një përqafim apo të puthte dorën e zonjave si një xhentëllmen i vërtetë.

Pas një gjyqi historik në vitin 2011, ai u bë ish-presidenti i parë që u dënua për korrupsion për një skandal të financimit të partisë kur ishte kryebashkiak i Parisit. Megjithatë, ai u pa të mishëronte në perfeksion rolin e presidentit francez si monark republikan, gjë që më pas Nicolas Sarkozy dhe François Hollande e patën të vështirë që ta arrinin.

Ish-presidenti francez Zhak Shirak. Gazeta Si, 26 shtator 2019

Në Francë, ai u kritikua më shumë për dështimin për të administruar ndryshimin, shmangien e reformave dhe lejimin e pabarazive. Të gjithë këto sollën protestat e vitit 2005. Në të njëjtin vit ai thirri një referendum për miratimin e kushtetutës të propozuar nga BE, por më pas nuk arriti ta shiste idenë te elektorati, i cili nuk votoi. Kjo ishte një goditje shkatërruese. Vlerësimet e tij të popullaritetit ishin më të ulëtat e çdo presidenti që nga paslufta.

Gjatë gjithë presidencës së tij, ai u bezdis nga skandalet që vinin nga ditët e tij si kryetar në bashkinë e Parisit. Ai u shpëtua nga imuniteti, ndërsa sapo u largua nga detyra u fut nën hetim.

Në moshën 79 vjeç, Gjykata vendosi për të 2 vjet burg, pasi u shpall fajtor për përvetësim të fondeve publike si kryetar i Parisit. Fonde të cilat i përdori që të financonte në mënyrë të paligjshme partinë e tij.

Avokati i tij, Georges Kiejman, tha në atë kohë: “Ajo që shpresoj është se ky aktvendim nuk ndryshon në asnjë mënyrë dashurinë e thellë që francezët ndjejnë për Zhak Chirac”.
Ishte një shenjë e jetës dhe fatit të jashtëzakonshëm të Shirak që populli nuk e bëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë