Art dhe Kulture

Shuhet aktori dhe regjisori i njohur i Korçës, Dhimitër Orgocka

Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur Dhimitër Orkocka. Ai ka qenë i shtruar në spital ditën e djeshme ndërkohë sot ka pësuar hemoragji cerebrale.

Dhimitër Orgocka ishte aktor dhe një regjisor me karrierë të pasur në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, që nuk e ndali krijimtarinë edhe pse ishte në moshën 84 vjeçare.

Orgocka ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Prishtinës, Shkupit, Elbasanit, etj.  

Si aktor ai numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare. Orgocka mbante titullin “Mjeshtër i madh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë