Lajme

Shtyhet sërish seanca për Balilin, gjobitet avokati i tij

Ka dështuar sërish seanca ndaj Klement Balilit, ku pritej të lexohej pretenca.
Kjo është seanca e tretë që dështon dhe këtë herë shkak ishte mungesa e mbrojtjes.
Kështu, gjykata ka vendosur të shtyjë seancën për në datën 8 prill, ndërsa gjobiti avokatin Theodhori Sollaku, me 10 mijë lekë gjobë për mungesa të përsëritura.
Klement Balili i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Si prova fajësie u renditën përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.
Pas dy viteve arrati, Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 janarit në Policinë e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë