Shtyhet seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për prokurorin Besnik Cani.
Seanca është shtyrë në datën 20 janar.
Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka kërkuar shtyrje të seancës pasi do që të jetë i pranishëm mbrojtësi i tij, Eduart Halimi.
Ndërkohë në seancë ishte edhe një nga anëtarët e KLP, Sandër Beci.
Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi.
Dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.