Lajme

Shtyhet procesi ndaj “Shullazit”, seanca më 13 nëntor

Është shtyrë sërish procesi ndaj Emiljano Shullazit. Vetëm avokati i Shullazit, Vladimir Meci, lexoi konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar pafajësi për klientin e tij.

Avokatët e tjerë kanë kërkuar më shumë kohë. Seanca e radhës do të mbahet në datën 13 nëntor.

Në seancë nuk ishte i pranishëm asnjë nga 5 të pandehurit.

Më 2 tetor, prokuroria dha pretencën për grupin, ku kërkoi në total një dënim me 64 vite burg për 5 të pandehurit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin.

Pretenca është përgatitur nga prokurorët Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite burg për Blerim Shullazin, 11 vite burg për Endrit Qyqja dhe 11 vite burg për Endrit Zelën. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë