Nga Gazeta ‘Si’ – Për të gjithë nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollë deri ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar njofton se kanë ende kohë.
Kjo sepse është marrë vendimi që ky proces të shtyhet deri me datë 4 shtator për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme. E ndërsa për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30 shtator.
“Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.
Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike, apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 11 shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



