Nga Gazeta ‘SI’ – Vetëm në nëntor të vitit 2023, pothuajse 900 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE. Agjencia e BE-së për Azil, EUAA, tregon se janë 892 aplikime nga shqiptarë, nga të cilat 704 janë aplikime për herë të parë.
Vendet që synojnë azilkërkuesit shqiptarë janë Franca, Gjermania dhe Italia. EUAA tregon se vendet po shqyrtojnë 720 kërkesa, ndërkohë në total janë 3.278 aplikime ende në pritje.

Shifrat tregojnë se fundi i 2023-shit riktheu dëshirën e shqiptarëve për të emigruar, pas një ngadalësimi në fillim të vitit. Sipas raportit nga janari në nëntor 2023, janë 8.575 shqiptarë që kanë kërkuar azil në një vend të BE-së.
Gjatë nëntorit në BE arritën 118 mijë aplikime, me rënie të lehtë nga tetori, kur u arrit numri më i lartë që nga kriza e 2015-ës. Në 11 muaj ishin mbi 1 mln aplikime.
Sirianët dhe turqit ishin qytetarët me më shumë kërkesa për azil me 23.350 dhe 13.922 aplikime respektivisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



