Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë Lindore duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen zonat malore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlera ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në verilindje deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.