Njerez

Shtohen shqiptarët e rrezikuar nga sulmet kibernetike

Krimi kibernetik në vendin tonë ka njohur rritje edhe përgjatë vitit 2021. Në raportin e këtij viti të Prokurorisë së Përgjithshme përcaktohet koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2021 është 8,16, ndërsa në vitin 2020 ka qenë më i ulët ose 5,48%.
Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021 numri i procedimeve të regjistruara, është rritur me 48,08 % krahasuar me një vit më parë.
Grafikisht tendenca e krimit kibernetik për vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, vijon të jetë nga qytetarët janë të gjithë të rritur (mbi 18 vjeç) nga të cilat 84,21 % meshkuj dhe 15,79 femra %.
Në lidhje me arsimin e të pandehurve në raport thuhet se 73,68 % e tyre janë me arsim të mesëm, 15,79 % me arsim të lartë, 10,53 % me arsim deri 9-vjeçar.

Të dhënat përcaktojnë se numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krimin kibernetik është në prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë, siç janë: Tiranë regjistruar 65 % e numrit total të procedimeve të regjistruara për këto vepra, Elbasan dhe Shkodër nga 6 %, e
Ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve penale të regjistruara është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë: Berat, Kukës, Lushnjë, Kavajë, Pogradec, Përmet, Dibër, Sarandë, Kurbin, Gjirokastër ku janë regjistruar rreth 1 % ose me pak se 1 % e numrit të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi.
Një ndër veprat penale të krimit kibernetik është falsifikimi kompjuterik ku në këtë grup veprash ka peshë specifike 32,03 % për vitin 2021, duke u rritur kështu është rritur nga 33 në 74 procedime që ka qenë në vitin 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë