Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka ulur sërish vijën e financimit për masat mbështetëse direkte për vitin 2021 duke shtuar në listën e përfituesve edhe 258 aplikantë të rinj.
Ajo bëri të ditur se janë të paktën tre masa për të cilat vija e financimit do të zbresë.
Masa e parë që ka shtesa në përfitues është ajo për tufa të matrikuluara ku janë 108 vende. Masa dy që ka të bëjë me parqet me koshere bletësh ka një shtesë me 10 vende kurse e treta për zëvendësim plasmasi në sera ekzistuese është shtuar numri i përfituesve me 140 të rinj. Të gjithë përfituesit potencialë të rinj duhet që të plotësojnë dokumentacionin shtesë deri më 8 gusht.
-Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 1880.(më parë ishte 1772)
-Masa 2: Parqet me koshere bletësh – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 676.( më parë ishte 666)
– Masa 3: Zëvendësim plasmasi në sera ekzistuese – Do të përfshihen në fond aplikimet deri në numrin rendor 453.(më parë ishte 313)
Afati i dorëzimit të dokumenteve shtesë për aplikantët që ndodhen mbi vijën e financimit është deri më datë 06.08.2021. Dorëzimi përtej këtij afati do të rezultojë me skualifikim të aplikimit.
Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021, ka të destinuar një fond prej 804 milionë lekë, subvencione për fermerët. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 13 mijë fermerë kanë aplikuar online në e-Albania në njërën nga 9 masat që u njoftuan nga qeveria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje