Njerez

Shtohen aksidentet në vend, por ulet vdekshmëria

Nga Gazeta ‘SI’ – Në 7 muajt e parë të vitit 2024, vdekshmëria nga aksidentet rrugore ka rënë në 9.2 për 100 aksidente nga 16.8 që ishte një vit më parë, ndonëse numri i tyre është rritur.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 7 muaj janë raportuar 913 aksidente dhe janë lënduar 1.242 persona (përfshirë vdekjet).

Vetëm gjatë korrikut, janë raportuar 146 aksidente me 191 të lënduar.

Aksidentet rrugore, në 91% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23.3% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Sipas të dhënave të korrikut, dita e hënë dhe e mërkurë rezultojnë me më shumë aksidente. Orari i mëngjesit deri në mesditë, është periudha kohore me më shumë aksidente të raportuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë