Sociale

33 persona të prekur. Mes tyre një mjek i Durrësit. Harta zgjerohet me Fierin

Në komunikimin e sotëm në media, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino,  treguan se janë testuar 457 raste dhe në total në vendin tonë ka 33 raste pozitive me COVID-19. Në njoftimin e tyre vihet re se harta me personat e prekur është zgjeruar edhe me qytetin e Fierit, ndërkohë që ekspertet bëjnë me dije se 8 prej të prekurve ndodhen në spitalin Infektiv, ndërsa 25 të tjerë janë vetizoluar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Më tej rastet janë përcaktuar.

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

 Lushnjë 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste.

Gjithashtu në njoftim, ekspertet shpjeguan se po vijon gjurmimi dhe testimi i mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal të Durrësit.

"Pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.

Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit.

Nga numri total i të prekurve nga COVID-19 janë 25 persona të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore dhe 177 të vetëkarantinuar.

Dua tju bëj thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur” është shprehur Silva Bino.

Ndër të tjera ajo, theksoi se tani që OBSH e ka shpallur koronavirusin një pandemi, masat duhet të merren më seriozisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë