Sociale

Shtetrrethimi për këmbësorët, Rama mesazh bankave: Ndryshoni oraret

Shtetrrethimi i ri i vendosur për këmbësorët, të cilëve u është kufizuar lëvizja në dy fasha orari, duket se është kundërshtuar nga ana e bankave të cilët siç duket kanë pasur një reagim negativ gjatë komunikimeve me kryeministrin Edi Rama.
"Bankat kanë hall se s’do u shkojnë njerëz gjatë ditës në sportele, meqë nga nesër do të ndalohet lëvizja në këmbë nga ora 10:00 deri në 16:00? Ta kuptojnë edhe bankierët se jemi në luftë dhe t’i hapin sportelet nga ora 06:00-10:00 në mëngjes dhe nga ora 16:00-18:00 pasdite! Nuk kemi si ia bëjmë ndryshe, të gjithë duhet të bëjnë sakrificën e tyre të vockël në këtë luftë të madhe për të mbrojtur jetën!. Po të kishte bormbardime gjatë orarit të ndaluar çfarë do bënin bankat? e pra, fakti që nuk i shohim bombat që hedh armiku drejt nesh, nuk do të thotë se nuk jemi nën bombardim! Adaptohuni miq! kjo nuk është lojë po luftë!", shkruan Rama në Facebook.
Ndërkaq ky orar mund të duket i papërshtatshëm edhe për punonjësit e tjerë, apo edhe për institucionet e tjera private apo shtetërore, të cilat siç duket duhet të vendosin orare të reja, në mënyrë që kenë mundësi për të shitur produktet e mallrat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë