Menaxhim

Shteti merr në dorë transportin publik, s’ka më operatorë privatë

Nga Gazeta ‘SI’ –Transporti publik në Shqipëri nuk do të jetë më nën kontrollin e privatëve, por në dorë të shtetit.

Në programin e ri të qeverisë parashikohet krijimi i MobAL, shoqëria shtetërore që do të ofrojë transportin publik. Fillimisht, thuhet në dokument, MobAl do të ketë në fokus zonat turistike dhe transportin shkollor në zonat ku fëmijët hasin probleme, për të vazhduar më pas me lëvzijet urbane e interurbane.

Mandati i katërt po ashtu pritet të sjellë në jetë premtimin e vjetër të biletave elektronike të transportit publik. Qeveria premton se gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm, Shqipëria do të ketë të paktën 100 autobusë tërësisht elektrikë.

Të gjitha këto ndryshime, pritet të sjellin efekte të dukshme në uljen e braktisjes shkollore dhe reduktimin e pabarazive territoriale.

Transporti publik ka qenë prej shumë vitesh një dhimbje koke për qeverinë përballë ankesave të qytetarëve dhe kërkesave të operatorëve. Herë pas here operatorët e transportit urban e itnerurban kanë kërcëuar të rrisin çmimin e biletës ose kostot e shtuara t’u kompensohen nga qeveria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë