Menaxhim

Shtetet e Ballkanit po nisin të shfrytëzojnë burimet e rinovueshme me shpresën për energji të bollshme dhe të pastër

Europa Juglindore ka potencial për të qenë rajoni perfekt për burime energjitike me zero karbon, me diellin, erën dhe bioenergjinë që e karakterizon. Studimet e herëpashershme konfirmojnë se orët e gjata me diell në rajon, brigjet e stuhishme, vargmalet dhe biomasat e shumta ofrojnë kushte të jashtëzakonshme për krijimin e një sektori energjitik me potenciale të mëdha.

Përfitimi i revolucionit të energjisë së pastër, do të ishte një medalje për rajonin. Meqë energjia e erës dhe e diellit janë burimet më të lira, kostot energjitike do të uleshin me miliarda euro dhe miliarda të tjerë do të fitoheshin në aspekte të tjera, nga ajri i pastër tek shëndeti i njerëzve.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjive të Rinovueshme, IREA, thotë se energjia solare dhe eolike në këtë cep të europës, mund të prodhojë 739 gigavatorë energji të gjelbërt. Pak a shumë sa krijon një reaktor nuklear në një vit dhe tre herë më shumë nga se konsumon Shqipëria dhe vendet ish-Jugosllavisë. Me pak fjalë, ka një potencial eksporti të energjisë natyrore në këto vende, që momentalisht janë të gjithë importues.

Për më tepër, sistemet energjetike që funksionojnë me energji të prodhuar në vend do të forconin të ardhurat lokale në vend të llogarive të shumëkombësheve jashtë vendit, dhe një sistem energjetik modern dhe elastik rajonal do të përmirësonte në masë të madhe sigurinë e furnizimit me energji – që për një kohë të gjatë ishte një pengesë në Ballkan. E fundit por jo më pak e rëndësishme, megjithëse rajoni nuk mëkaton në nivelin e emetimeve, ai tani është pjesë e përpjekjeve europiane për të ulur gazet serrë dhe për të arritur qëllimet ndërkombëtare të klimës.

Bazat për transformim

Po pse janë vendet e Ballkanit duke importuar lëndë fosile dhe po djegin qymyrin që e marrin nga tokat e tyre?

Një gjë që pesë vendet kanë të përbashkët është legjislacioni për hapjen e tregut energjitik për energjinë e gjelbërt. Ajo nuk është perfekt, por është një pikënisje për transformim.

Progresi po vazhdon

Në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, po hapen bursa të reja energjitike që do të ofrojnë tregje afatshkurtra për marrjen e vëllimeve të mëdha energjitike nga burimet e rinovueshme.

“Ka përfitime dhe fuqi në status quo; në qymyrin e Bosnjë Hercegovinës, në hidrocentralet e Shqipërisë dhe naftën e gazin diku tjetër”, – shkruan Paul Hockenos.

Gjithsesi, vetëm nëse elita e politikës dhe biznesit në rajon, i përkushtohen me zemër zhvillimit të burimeve të rinovueshme, që nuk po ndodh tani, tregu i rajonit do të mbesë nën varësinë e lëndëve fosile dhe hidroenergjisë, burim i rinovueshëm i shumëpërdorur atje, për vite me radhë.

Lojtarët konservativë bllokojnë zhvillimin

Në të vërtetë, lidhjet ndërmjet prodhuesve të energjisë dhe shtetit në rajon datojnë shumë larg, përkatësisht në epokën socialiste, dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite.

Një familje në veri të Serbisë, kishte planifikuar të shfrytëzojnë energjinë e diellit dhe instaloi panele diellore në çatinë e shtëpisë së tij, por shpejt zbuloi se gjërat nuk ishin aq të thjeshta apo efikase me kosto sa kishin parashikuar.

Aktorët konservatorë, të përfshirë në sektor kanë bllokuar gjatë gjithë kësaj kohe zhvendosjen drejt energjisë solare dhe eolike dhe kanë hedhur një gur kudo të munden.

Hapat e para për zhvendosje drejt të rinovueshmëve

Në Shqipëri, prodhuesit e energjisë offshore dhe onshore ishin mbajtur deri vonë tërësisht të bllokuara. Në veri të saj po ndërtohen turbinat e para të erës. Të tjera do të ndjekin, por derisa tregu dhe një rrjet modern, një çështje problematike në të gjithë rajonin, të mos funksionojnë, zhvillimi i sektorit të energjisë së erës do të jetë i ngadaltë dhe i çrregullt.

Panele solare në çatitë e ndërtesave

Maqedonia e Veriut mund të bëhet e pavarur energjitikisht, sikur vetëm 1% të territori ta mbulonte me panele solare. Një faktor me fuqinë për të çuar përpara energjitë e rinovueshme në rajon janë çmimet në rritje të lëndëve djegëse fosile, të cilat bëjnë që investimet në energjinë e pastër të nxjerrin fitimet edhe më shpejt.

Përfshirja ndërkombëtare

Për më tepër, për shkak të përpjekjeve ndërkombëtare për të trajtuar krizën klimatike, komuniteti ndërkombëtar është përfshirë, në radhë të parë BE-ja dhe shtetet anëtare të saj, të cilat ndihmojnë në formën e komunitetit energjetik dhe projekteve si impianti i biomasës në Kosovë.

Ndoshta faktori përcaktues do të jetë rritja e entuziazmit në shoqëri. Ka kërkesë për energji të rinovueshme të lirë dhe të pastër. Kjo është gjithnjë e më e dukshme në terren pasi qytetarët në rajon jo vetëm që ndërgjegjësohen për potencialin e madh të burimeve të energjisë së pastër në rajonin e tyre, por gjithashtu shohin panoramën që të tjerët po bëjnë diku tjetër dhe çfarë po humbasin.

/DW. Përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë