Njerez

Shtesa natyrore e popullsisë negative, bien me 14% lindjet në fillim të vitit

Nga Gazeta ‘SI’ – Në tremujorin e parë të vitit 2025, lindjet në vend ranë me 14% duke rezultuar në një shtesë natyrore negative prej 883 personash.

Sipas INSTAT, të gjitha qarqet e vendit raportuan rënie ku më e forta ishte ajo në Kukës -22.9% dhe më e ulëta ajo në Berat -4%.

Qarku me më shumë lindje ishte Tirana (1.750) dhe Qarku me më pak lindje ishte Gjirokastra (76).

INSTAT raporton se për të njëjtën periudhë janë regjistruar 5.8% më pak vdekje në vend. Më shumë vdekje janë regjistruar në Tiranë dhe më pak në Kukës.

Qarku me më shumë lindje ishte Tirana (1.750) dhe Qarku me më pak lindje ishte Gjirokastra (76).

Në vitin 2024, shtesa natyrore e popullsisë rezultoi pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje, por në rënie krahasuar me vitin 2023. Gjatë vitit 2024 lindën 23.310 foshnje dhe u regjistruan 22.102 vdekje Shtesa natyrore e popullsisë ka rënë në mënyrë drastike gjatë dekadës së fundit, duke u konveruar në negative gjatë periudhës së pandemisë. Ndërsa vdekjet janë ngadalësuar pas pandemisë, lindjet kanë vijuar të ulen. Në vitin 2024 ato ishin më të ulëtat historike, që nga Lufta e dytë botërore kur raportohen të dhënat. për krahasim në vitin 1990, shtesa natyrore e popullsisë ishte 64 mijë persona, ndërsa në 2024 është vetëm 1.2 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë