Pas çdo shtëpie të mrekullueshme të modës ka një shtëpi më modeste, me hapësira intime, ku ikonat e botës së modës, jetuan, u ushqyen , punuan. Shumë prej këtyre vendbanimeve ose shtëpitë ku u rritën këta yje që kanë lënë gjurmë në botën e modës janë të hapura për publikun, qoftë si muze, hotele apo kopshte .
Christian Dior
Muzeumi Christian Dior
Granville, Francë
Shtëpia e fëmijërisë së Christian Dior, e ndërthurur mes ngjyrave karamele-rozë ëhstë e vendosur pran një shkëmbi bregdetar. “ shtëpia jonë në Granville, si të gjitha ndërtesat Anglo-Normane në fund të shekullit të kaluar, ishte krejtësisht e shëmtuar”, ka thënë Dior.” Ndonëse ajo nuk ishte e bukur, unë gjithsesi e shikoj atë me butësi dhe habi, dhe duhet ta pranoj se arkitektura e saj ka pasur një ndikim të veçantë tek unë. “ Shtëpia e Christian është e hapur për publikun që nga viti 1997. Shtëpia aktualisht mirëpret vizitorët në ekspozitën” Thesaret e Koleksionit.
La Pausa
Muzeu i Artit Dallas, Teksas
Coco Chanel përdori banesën e saj për tu argëtuar, kënduar, për festa të ndryshme, pran butikut të saj në Paris, ndërsa ajo vetë ka jetuar në një suitë në hotelin aty pran Ritz. Shtëpia shpirtërore e Chanel, ishte La Pausa, vilë e Rivierës Franceze e cila u ndërtua në vitin 1928. Ndërtesa nuk është e hapur për publikun, por pjesët e brendshme janë rikrijuar në Muzeun e Artit Dallas, duke përdorur shumë prej orendive origjinale. Vila kishte një pamje të zymtë , pothuajse monastike, që dukej si jetimore e manastirit. E pajisur me dyer ngjyra të errëta , rrjeta hekur me një hark, dhe me orendi druri të rrepta.
Gianni Versace
Vila Casa Casuarina
Miami, Florida
Për pesë vitet e fundit të jetës së tij, Gianni Versace jetonte në këtë rezidencë 19,000 metra katrore që daton nga viti 1930. Ii u qëllua dhe u vra në pragun e saj në vitin 1997. Estetika e tij e lartë, jeton brenda këtyre mureve. Statujat e veçanta të vendosura në çdo hapsirë të kësaj vile , i shtojnë klasin ambientit të brendshëm. Kjo shtëpi tani është kthyer në një hotel.
Yves Saint Laurent
Vila Oasis
Marrakech, Marok
Në vitin 1980 Yves Saint Laurent e bleu dhe rivendosi një kopsht botanik pranë Villa Oasis ngjitur në Marrakech (ish-pasuria e piktorit francez Jacques Majorelle). Ai jetoi atje me partnerin e tij, Pierre Bergé, deri në vdekjen e tij në vitin 2010. “ Para Marrakeshit gjithçka ishte e zezë” tha dikur Saint Laurent. “Ky qytet më mësoi ngjyrën , dhe unë përqafova dritën e këtij vendi.” Sot Jardin Majorelle është tërheqja turistike më e njohur e Marokut, ndonëse përballet me konkurrencën e Musée Yves Saint Laurent, e hapur në vitin 2017.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.